• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, Rama e Çuçi nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”

by Java News
08/05/2024 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me debate ka vijuar mbledhja e Komisionit Parlamentar Hetimor për TIMS, por në fund është miratuar me konsensus lista e dëshmitarëve që do të thirren për këtë hetim, listë nga e cila nuk janë të përfshirë Edi Rama dhe Bledi Çuçi.

Më herët mazhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord fillimisht për kohën që i duhej dhënë ekspertëve për draftet e planit të hetimit, teksa Tonin Gogu i është drejtuar Ervin Salianjit duke i thënë se kohën që ishte në dispozicion për ta, e mori ai duke hedhur akuza drejt PS.

Më pas, me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, u votua Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Pjesë nga debatet:

Salianji: Këto bëji kur të shikosh filxhanin, jo këtu, mbledhjen e drejtoj unë… Hidhuni përpjetë sa të doni. Po jeni burra, po mirë po mirë ka dhe gra dhe shyqyr që jeni, por të thoni a ramë dakord kur u kërkua pushimi që t’i japim kohë ekspertëve sot dhe pastaj të mblidhemi për votim? Zgjidheni. Sot është 8 maj, dhe deri në orën 00:00 ka kohë. A ramë dakord? Pse e ndryshoni?

Gogu: Ramë dakord, dhe mos gaboj ishte ora 13:00. Që atëherë, tani është ora 14:40, pra kanë kaluar kohë shumë më tepër seç kërkuan ekspertët, sepse ke që qëparë që akuzon dhe atë kohë e ke vjedhur ti, dhe ndaj po propozoj atë kohë të vjedhur nuk e marrim dot dhe kalojmë në votim. Ose ekspertëve do u japim kohë, ose kalojmë tani në votim, ose ti merr mbrapsht të gjitha ato akuza që ke bërë, se duket që ke axhendë tjetër dhe jo axhendën e hetimit.

Salianji: Do qëndroj vetëm te ky propozim procedural. Jo nuk kam marr as 10 minuta nga koha, të gjithë kolegët bashkë… pasi të lexohen draftet ne ramë dakord që të marrim votim. Tani e ndryshuat. Ok kalojmë në votim. A jeni dakord? Tani që ta kuptojnë të gjithë, këta nuk miratojnë as planin nga ekspertja e tyre. Futjani vrapit tani, por nuk i shpëtoni dot hetimit. Keni 10 minuta pushim, nëse nuk bini dakord, do ta hedhim 100% në votim./m.j

Next Post
Beleri i ndau, Ukraina i bashkoi/ Rama dënon sulmin rus gjatë vizitës së Mitsotakis

Më 12 Maj Rama në Athinë, reagon Mitsotakis: Kryeministri shqiptar nuk vjen si i ftuar i Qeverisë, por s’e pengojmë dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In