• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita mëkatare

by Artur Ajazi
07/04/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Me Fatmir Mediun në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Me Flamur Nokën në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Edhe me Jozefina Topallin në krah, nuk mund të fitosh zgjedhjet. Apo dhe me shumë mëkatarë të ish-pushtetit të dikurshëm, që i nxinë jetën shqiptarëve, nuk mund të vish në pushtet. Madje do të thosha se, në 11 Maj, Partia Demokratike (aq sa ka mbetur nga ajo parti) nuk do të marrë më tepër se 27 deputetë.

Shqiptarët nuk mund të votojnë gjynahqarët, mëkatarët, ata që kanë abuzuar tmerrisht me pushtetin, ata që kanë blerë apartamente dhe vila në SHBA dhe Europë, ata që u siguruan miliona euro familjarëve nga paratë tona. Shqiptarët nuk ju votojnë më ju, që keni hesape të pambyllura me organet e drejtësisë, por edhe sikur të mos kishit fare hesape me SPAK-un, nuk ju votojnë. Dhe e dini përse ? Sepse gjithmonë që dilni në ekrane, u kujtoni strapacimet, vuajtjet, krimet shtetërore, vjedhjet, rrumpallën e shtetit që përdhosët, dhe ligjet që i shkelnit kur prekeshin interesat tuaja.

Kurrë mos mbani shpresa për “rrotacion” o “demokratikas”, se me ringjalljen politike të ish-liderit historik, do të vini ndonjëherë në pushtet. Si mund të vijë në pushtet, një parti gërdecarësh, një parti milionerësh, një parti e tulatur mercenarësh, që është gati të marrë jo LA Civitën, por edhe Putinin, vetëm të fitojë edhe njëherë zgjedhjet. Nuk ka xhami apo kishë, nuk ka hoxhë apo prift, ti lajë mëkatet e kësaj opozite, dhe të atyre politikanëve, që sot medemek na hiqen sikur janë “shpresa e shqiptarëve”. Nuk mund të bëhet rrotacion politik me një parti të paorganizuar, të pastrukturuar, të pavotuar ndonjëherë nga shumica e shqiptarëve, dhe me një parti që nuk ka pikën e mbështetjes popullore dhe nderkombëtare.

Ata duhet të jenë kokëulur ndaj shqiptarëve, pasi u janë borxhlinj atyre mbi gjithçka. Tu kërkosh votën shqiptarëve, kur i ke vjedhur, i ke marrë pronën, i ke përzënë drejt rrugëve të Europës, të shtyrë nga fukarallëku dhe mungesa e sigurisë, dhe tu tregosh përralla me “rritje pagash, pensionesh dhe mirëqenie ekonomike”, kur nuk ke as program konkret, kjo është tallëse. Do ta votoja opozitën, në rast se në Shqipëri nuk do të kishte ndryshuar asgjë, në rast se Shqipëria nuk do të kishte marrë zhvillimin e sotëm, në rast se Shqipëria nuk do të ishte bërë kryeqendra e turizmit në botë, apo dhe në rast se Shqipëria nuk do të kishte bërë asgjë lidhur me integrimin drejt BE. Por kur shoh dhe prek ndryshimin e madh, nuk kam përse të votoj një parti boleshvike, që akoma dhe sot nuk ka shlyer moralisht para shqiptarëve mëkatet dhe krimet e saj. Në politikë shansi të vjen vetëm njëherë, dhe ai mund të përsëritet kur ti tregon koherencë ndaj situatave me të cilat përballesh. Në pushtet nuk mund të shkosh me mendësi të mykur dhe me xhaketa të grisura. Koha e revolucioneve dhe e ideologjizmave bajate ka mbaruar.

Next Post
“O Rame do ikësh për fiq”/ Basha nuk i ndahet kryeministrit: Kjo tokë o Ramazan është tokë e bekuar, ti favorizon serbin

"O Rame do ikësh për fiq"/ Basha nuk i ndahet kryeministrit: Kjo tokë o Ramazan është tokë e bekuar, ti favorizon serbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In