• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita mban shpresat te LSI, Dule: Të largohen nga qeveria nëse nuk duan të kompromentohen

by A R
18/02/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk ka qenë vetëm sot në protestë. Edhe parti të tjera aleate, si PR, PBDNJ, PDK etj i janë bashkuar. Madje disa prej tyre kanë qenë edhe në protestat që bënte dikur Partia Socialiste.

Në një prononcim për News24, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se kjo forcë është bashkë me qytetarët në protestë për një motiv që është ai i garantimit të zgjedhjeve të lira e të pakontestueshme. Ai tha se qeveria teknike është e mundur vetëm me ndryshimin e raporteve aktuale në parlament, duke iu referuar kështu LSI-së. Ai tha se nëse kjo forcë nuk do të mbajë përgjegjësinë me kryeministrin Rama duhet të marrë një vendim në të mirë të vendit dhe shoqërisë.

Z.Dule ju keni qenë edhe tek protesta e 2011-ës…
Kemi një motiv që ka sjellë të gjithë këta qytetarë sot për të protestuar. Motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pakontestueshme. Dua t’iu drejtohem kolegëve të PS-së, se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në demokraci nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre kur 4 muaj para zgjedhjeve nuk ka përfunduar reforma zgjedhore. Zgjedhjet e vitit 2015 me standarde më të ulëta se ato të 2013-ës. Për të mos folur për zgjedhjet e pjesshme në Korçë apo në Dibër.

Ju jeni për qeveri teknike?
Qeveria teknike nuk është dëshirë por domosdoshmëri, në kushtet kur askush nuk beson më. Kjo reflektohet edhe në sondazhet e pakontestueshme siç ishte ai i BERZH se vetëm 24% e shqiptarëve mendojnë se do ketë zgjedhje të ndershme. Qeveria aktuale pavarësisht se ka maxhorancën në parlament, në shoqëri tashmë është minorancë.

Kryeministri ka thënë se është protestë e pakicës?
Sigurisht që nuk mund të pohonte realitetin. Në një kohë që zoti Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po i krijon vendit dhe perspektivës së tij një problem jetik.

Maxhoranca i ka të gjitha numrat, sa e vështirë është një qeveri teknike?
Nuk mund të realizohet në parlament me raportet aktuale nëse nuk ndodh një lëvizje nga forcat e caktuara politike që nuk duan ta mbajnë përgjegjësinë me zotin Rama.

E keni fjalën për LSI-në?
Natyrisht është LSI, duke marrë parasysh edhe betejat e tyre, me grevë urie, nuk besoj se duan që të komprometohen kaq rëndë për interesat e zotit Rama. Shoqëria nuk mund të pranojë që t’i refuzohet fjala.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga LSI-ja për protestën…
Ne nuk mund të merremi me LSI-në, është në të drejtë të tyre të marrin vendimin që mendojnë se është në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Forcat opozitare janë të detyruara t’i prijnë një lëvizjeje popullore.

Next Post
VIDEO/ Në ishullin e mistershëm ku uji nuk ‘respekton’ gravitetin dhe hidhet lart

VIDEO/ Në ishullin e mistershëm ku uji nuk 'respekton' gravitetin dhe hidhet lart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In