Ka rinisur me tensione më të larta seanca e Kuvendit pas ndërprerjes së saj të tretë.
Opozita nuk e ka lëshuar për asnjë moment foltoren, duke hedhur parulla, thirrje, akuza dhe përplasur me duar tavolinat.
Peleshi u bëri thirrje të uleshin dhe të zhbllokonin foltoren e të mos bllokonin fjalën e kolegëve.
“Kishit tre orë kohë për procedurë dhe keni bllokuar Foltoren e Kuvendit, lirojeni që të mbajë interpelancën ministri Sofjan Jaupaj”, tha Peleshi.
Por opozita nuk pranoi duke vijuar të kërkonte nga Peleshi ndryshimin e rendit të ditës.
Në tensione e sipër, deputeti socialist Malaj mori fjalën nga vendi dhe tha që të kalohej direkt në votim të ditës pa diskutime, pasi nuk mund të kishte zhvillim normal të Parlamentit dhe punimeve të punimeve.

Me 72 vota u votua pro që të kalohej direkt në votim dhe u mor kohë përgatitjeje 10 minuta me ndërprerje seancë dhe pushimi, para se të kalohej në votimin e pikave të rendit të ditës.
pas rikthimit në sallë, me shumicë votash, mazhoranca kaloi të gjitha pikat e rendit, konkretisht dy nga projektligjet e paraqitura aty, për Forcat e Armatosura, dërgimi i trupave paqeruajtëse shqiptare në Gaza për Planin e Paqes të presidentit Trump, si dhe ndryshimet për shoqëritë publike.

Seancë Plenare 24 Shtator, pikat e votuara sot:
Rendi i ditës:











