• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita maqedone ultimatum Zaevit: Ik deri të hënën, ose do të rrëzojmë

by Java News
06/11/2021 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia VMRO-DPMNE dhe shumica e re parlamentare, që u bë e ditur të premten në mbrëmje, pret që kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, të dorëzojë të hënën dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën shumica e re do të kërkojë seancë parlamentare për të votuar mosbesimin e Qeverisë.

“Ne do të përpiqemi të formojmë një qeveri politike të qëndrueshme me një shumicë më të madhe në Parlament. Nëse nuk ia dalim, do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri të hënën do të presim që Zoran Zaev të dorëzojë dorëheqjen në Kuvend dhe nëse kjo nuk ndodh, me 61 nënshkrimet e deputetëve, do të fillojmë procedurën për largimin e kësaj Qeverie”, ka deklaruar të shtunën kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Nga ana tjetër, Lidhja Social-Demokrate, në reagimin e parë pas njoftimit për formimin e shumicës së re parlamentare, tha se bëhet fjalë për një grup partish, që sipas LSDM-së, janë kundër integrimeve euroatlantike të vendit, por edhe kundër stabilitetit të vendit dhe si e tillë, përveç konflikteve, nuk do të sjellë asgjë të mirë për vendin.

LSDM-ja ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha forcave progresive për parandalimin e formimit të një qeverie të tillë.

“Populli e pa sesi u ulën në të njëjtën tavolinë përfaqësuesit e strukturave që janë kundër NATO-së, kundër BE-së, kundër Marrëveshjes së Prespës dhe pjesëmarrësit në aksionet e përgjakshme të 27 Prillit. Kjo përbërje nënkupton konflikt parimesh, konflikt pikëpamjesh, konflikt politikash dhe konflikt vlerash. Një përbërje e tillë politike nuk mund të ofrojë asgjë për interesin e qytetarëve, as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë në atë tryezë është dëshira për pushtet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar që të veprohet pa emocione dhe eufori dhe se për zhvillimet e fundit janë në kontakt me të gjithë faktorët relevantë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet kontakteve intensive më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-në, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori”, thuhet në reagimin me shkrim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Njoftimin për formimin e shumicës së re parlamentare, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, që po ashtu është pjesë e qeverisë aktuale, e sheh si veprim jo të mirë për stabilitetin e vendit.

“Megjithatë, Maqedonia (e Veriut) po hyn në një proces të paqëndrueshmërisë politike që do të zgjasë dhe do të ketë efekte negative për stabilitetin, proceset integruese evropiane, luftën kundër pandemisë, por edhe biznesin”, tha kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Ndërkohë partitë që njoftuan se janë pjesë e shumicës parlamentare, pretendimet e partive në pushtet për rrëzimin e procesit integrues apo devijimin e vendit nga BE-ja dhe SHBA-ja, i quajnë “manifestim të frikës për humbjen e pushtetit, dhe tendencën që të gjitha dështimet në pesë vitet e fundit të mbulojnë me gjoja orientimin e tyre properëndimor”.

“Alternativa nuk do të jetë pjesë e një Qeverie që do të tërhiqej nga proceset integruese euroatlantike. Vendi ynë duhet të mbetet anëtar i NATO-s, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona dhe duhet të përshpejtojmë sa më shpejt integrimin evropian. Nëse një parti, pjesë e qeverisë, e kushtëzon këtë, ne nuk do të jemi pjesë e një qeverie të tillë”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke theksuar se shumica e re do të jetë me orientim evropian dhe do të punojë për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë që është futur si pasojë e qeverisë së korruptuar dhe të kriminalizuar.

Kryetari i partitë “E Majta”, Dimitar Apasiev, e cila apostrofohet si parti anti-perendimore, nuk ka komentuar akuzat, por ka thënë se qëllimi kryesor është largimi nga pushteti i qeverisë që sipas tij ka shkatërruar gjithë pasuritë e Maqedonisë së Veriut.

“Me një lëvizje politike i përzumë ata që i dëbuan prindërit tanë nga fabrikat dhe që Maqedoninë (e Veriut) e shndërruan në bashibozuk. Me sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (së Veriut) garantohet shpërndarja e Qeverisë me votë mosbesimi – në rast se Zoran Zaev nuk jep dorëheqje. Kjo marrëveshje në asnjë rast nuk do të thotë koalicion dhe ka një qëllim të vetëm, rrëzimin e regjimit hibrid të BDI-së dhe LSDM-së”, ka shkruar Apasiev në profilin e tij në Facebook.

Për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, opozitës i nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Shumica aktuale parlamentare numëron 62 deputetë, por me largimin e tre deputetëve të lëvizjes BESA, ajo e humb shumicën, që nënkupton edhe rrëzimin e Qeverisë.

Zhvillimet e këtilla në skenën politike në Maqedoninë e Veriut pasuan disfatën e Lidhjes Social Demokrate (LSDM) të kryeministrit Zoran Zaev, në zgjedhjet lokale.

Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave gjë që çoi në paraqitjen e dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së./ REL

Next Post
Përplasja PD-FRPD/ Kadilli: Basha është problem për PD-në, ja cila është zgjidhja e vetme

Përplasja PD-FRPD/ Kadilli: Basha është problem për PD-në, ja cila është zgjidhja e vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

January 28, 2026
Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In