• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita maqedonase kërkon amnisti për dhunën në parlament

by Java News
30/10/2018 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas propozim-ligjit të VMRO-DPMNE-së parashikohet që të gjithë të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit e rastit të 27 prillit të amnistohen. “Propozim-ligji është dorëzuar me procedurë të shkurtuar, presim që deputetët e pozitës të jenë konstruktiv në debate dhe të tregojnë se premtimet e tyre nuk janë gënjeshtër kur premtojnë drejtësi dhe pajtim kombëtar. I bëjmë apel edhe kryeministrit Zaev të jetë më aktiv në miratimin e ligjit për amnisti”, deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev. Sipas deputetit Danev me këtë propozim- ligj sigurohet drejtësi për të gjithë, pajtim i vërtet kombëtar në vend të drejtësisë selektive të cilën e propozon LSDM-ja.

“Nëse propozimi për amnistimin e të involvuarve tanë në ngjarjet e 27 Prillit me procedurë të shpejtë nuk kalon në Kuvend do të thotë se qeveria dëshiron të zbatojë drejtësi selektive, një lojë në drejtim për t’i kënaqur ata deputetë që pranuan t’i përkrahin politikat kapitulluese që dalin nga Marrëveshja e Prespës”, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski. Me ligjin për amnisti parashihet dhe rregullohet mënyra e lirimit nga ndjekja penale, ndalja e hetimeve dhe lirimi i plotë nga mbajtja e burgut.

LSDM: Ligji për amnisti është ndërhyrje në sistemin gjyqësor

Nga LSDM-ja vlerësojnë se propozim-ligji për amnisti është një ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Nuk guxojmë të lejojmë që për zënka partiake ta rrënojnë parimin e sundimit të së drejtës thonë nga LSDM. “Propozimi i kryesisë anti-perëndimore të VMRO-DPMNE-së, është ndërhyrje brutale në gjyqësi. Si parti përgjegjëse dhe shtetformuese jemi që ta respektojmë principin e shtetit të së drejtës dhe në këtë drejtim mund të flasim për shtrirje të dorës, mund të flasim për pajtim, por në asnjë mënyrë nuk mund të flasim për amnisti, që de-fakto është ndërhyrje në sistemin gjyqësor”, thotë deputeti i LSDM-së Konstadin Kostadinov.

Ligjin për amnisti e miraton parlamenti me 61 vota, ndërkaq si propozues mund të jetë qeveria, një deputet, grup deputetësh, me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimesh e kështu me radhë. Për incidentin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit, ndërsa dy për nxitje. Në Gjykatën Penale në Shkup edhe krahas propozim ligjit për amnisti vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Ndërkohë që deputetët e opozitës maqedonase kanë propozuar ligjin për amnisti, partitë e mazhorancës me propozim të kryeministrit Zoran Zaev kanë inicuar formimin e komisionit për pajtim, formimi i të cilit nuk do të ndërhynte në kompetencat e sistemit gjyqësor.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Pamje të rralla, ‘takim’ me hënën në Kaliforni

VIDEO/ Pamje të rralla, 'takim' me hënën në Kaliforni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In