• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita kundër Demarkacionit, s’u interesojnë vizat

by Aalison Pearse Stevens
07/09/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita kosovare është e vendosur që të mos lëshojë pe për Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, pavarësisht se pa këtë të fundit definitivisht nuk do të fillojë negocimi i heqjes së vizave për Kosovën.

Komisioni për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian të hënën ka miratuar raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk e ka dhënë mandatin për negocim të heqjes së vizave për vendin pa ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës insiston që këtë marrëveshje do ta rikthejë në Kuvend, ndonëse në seancën e 1 shtatorit nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të listës “Srpska”, me ç’rast u detyrua ta heqë demarkacionin nga rendi i ditës.

“Gjithsesi se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend jo vetëm pse kjo është një nga kushtet për liberalizimin e vizave, por edhe pse kjo çështje është e ndërlidhur jetësisht me shtetndërtimin si proces, me normalizimin e raporteve tona me fqinjët, si edhe me integrimet evropiane”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu.

Duke mos përmendur një datë të caktuar Abudllahu ka shtuar se kjo hapësirë tani do të shfrytëzohet për të qartësuar këtë marrëveshje edhe më tepër për opinionin. Por, edhe për t’i dhënë kohë partive opozitare që të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

“Periudhën kohore prej tërheqjes së projektligjit deri te procedimi i serishëm në Kuvend do ta shfrytëzojmë pos tjerash edhe për të vazhduar tutje me sqarime e interpretime të drejta.

Kjo do të bëhet për t’u dhënë mundësi të gjithë subjekteve të ndryshme, deputetëve dhe faktorëve të tjerë relevantë të cilët kanë hezitime, paqartësi e keqkuptime në këtë aspekt të informohen drejt, gjithanshëm me qëllim që të reflektojnë dhe më pas të vendosin në interes të Kosovës”, ka deklaruar Abdullahu, citohet Express. (b.an)

Next Post
Siri, ushtria e Asadit hedh gaz klorin kundër rebelëve në Aleppo

Siri, ushtria e Asadit hedh gaz klorin kundër rebelëve në Aleppo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In