• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita kërkon Majkon në vend të Ramës? Spaho: Duam qeveri tranzitore, të iki Rama dhe pastaj të vendosim një tjetër kryeministër socialist

by Java News
13/02/2019 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur për gazetën “Panorma”  se opozita do të mbështesë çdo iniciativë të qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Sipas nënkryetari i PD-së, protestuesit do të jenë në protestë deri në momentin që Kryeministri Rama do të pranojë të japë dorëheqjen.

“Për mënyrën se si do të zhvillohet protesta, sigurisht do të ketë një vendimmarrje që do të merret gjatë këtyre ditëve, por nëse vendimi i qytetarëve do të jetë që ata të qëndrojnë aty, sigurisht që ne do t’i mbështesim. Qëndresë deri sa të japë dorëheqjen Kryeministri”, sqaron Spaho.

I pyetur lidhur me thirrjen e Policisë për të mos bërë thirrje për dhunë dhe për t’u distancuar nga individë që mund të kërkojnë destabilitet, Spaho deklaron se të gjitha janë skenarë të përdorur nga Policia e Shtetit për të dekurajuar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Numri dy i PD-së garanton se opozita do të marrë të gjitha masat për organizimin e një proteste paqësore dhe do të kujdeset për mbarëvajtjen e protestës.

“Janë skenarë të vjetër të Policisë së Shtetit. Qëllimi kryesor i tyre është të trembin qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, duke menduar se ata nuk do të vijnë. Asnjë skenar të tillë nuk ka nga ana e opozitës.

Ne kemi marrë të gjitha masat që të garantojmë një protestë paqësore. Këtë gjë, Partia Demokratike e ka bërë në çdo protestë të thirrur prej saj në të shkuarën”, sqaron Spaho për “Panorama”.

Pakti i partive opozitare për të nënshkruar një platformë bashkëpunimi ka për synim kryesor krijimin e një qeverie të re tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pranon se demokratët do të jepnin dakordësinë për një qeveri të re, me në krye një figurë të konsoliduar dhe me integritet brenda së majtës. Për opozitën, kriteri kryesor është që personi i propozuar të ketë kredibilitet për të mbajtur procese të rregullta politike e zgjedhore.

“Ne do të pranojmë një qeveri tranzitore me një Kryeministër socialist, mjafton që Edi Rama të largohet. Duhet të jetë një person me kredibilitet në krye të kësaj qeverie, që do të përgatisë një proces të rregullt zgjedhor. Unë nuk mund të hyj në emra të përveçëm, por e theksoj se duhet të jetë një person me kredibilitet dhe me staturë nga e majta”, deklaron Spaho.

Next Post
Kush është pronarja që e kishte kthyer lokalin në ‘bazë’ prostitucioni

Prostitutat nga Shqipëria arrestohen në një lokal në Ferizaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In