• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita kërkon akoma viktima…

by Artur Ajazi
19/12/2022 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shembja e pallateve tek “Myslym Keta” të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 nga IMT, është konsideruar  nga Partia Demokratike si “veprim banditesk, veprim i një qeveria të papërgjegjshme dhe mafioze”. Paçka se, një moment fatal mund të ishte ai, që mund ti zinte brënda ato familje, paçka se numri i viktimave mund të ishte i madh në rast se nuk prishej pallati sipas të gjitha rekomandimeve nga strukturat ligjore, për Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj “fitues” Belind Këlliçi rëndësi kishte “mosprishja, edhe pse mund të ishin regjistruar viktima”.

Një politikë idioteske, që jo vetëm është antihumane, por nuk i jep asgjëkundi asnjë votë shtesë kandidatit të “primareve” që gënjen vehten dhe ata që e shkojnë pas, se “do të mposhtim Veliajn dhe veliajt e bashkive të tjera”. Opozita gjithmonë ka qenë “pro viktimave” dhe “kundër zbatimit të ligjit”. Ka qenë dhe mbetet motua e punës dhe aksioneve të saj politiko-opozitariste se “pa viktima nuk mund të rrëzojmë Ramën dhe qeverinë e tij”. Kjo ka qenë e hershme, madje qysh nga 1997, viti i zi i regjistrimit të mbi 3500 viktimave nga armët e depove të ushtrisë dhe policisë.

Duheshin dhe duhen viktima, ashtu siç duheshin më shumë viktima në letra bakalli, në periudhën e COVID-19, kur në ekrane dilnin “ekspertët” e Partisë Demokrsatike dhe numrat e deklaruar nga Ministria e Shëndetsisë, i 10 fishonin për efekte elektorale apo kredo politike. Dhe ç’morën si përfundim?  Asgjë veç  urrejtjes dhe humbjeve elektorale. Fitoret në politikë nuk mund të vijnë nga rritja e numrit të viktimave në kohë krize, dhe as nga abuzimi me ndonjë fatkeqësi natyrore, ashtu  siç ka vepruar dhe vepron PD prej 32 vitesh. Raportet e IKMT, Institutit të Ndërtimit dhe vlerësimi i ekspertëve të fushës, ishte i qartë lidhur me fatin e pallateve tek “Myslim Keta”, pasi nga momenti në moment atje mund të kishim viktima, pasi objektet ishin të rrezikuara nga shembja. Insistimi i Bashkisë së Tiranës  dhe IMT për të kryer aksionin, dhe për të bindur banorët se “atje nuk mund të banohej gjatë pasi ishte rrezik jete”, nuk është pranuar nga partia e viktimave.

Partia Demokratike nuk kishte se si të pajtohej me raportin e ekspertëve, pasi i duheshin ndoshta akoma viktima njerëzore, për ca vota më shumë. Kështu mund të mendojë dhe veprojë vetëm një forcë politike anarshiste dhe antinjerëzore, në një vend të lirë, demokratik, me shtet ligjor. Të ndalosh dhe parandalosh rrezikun e një tragjedie njerëzore, nuk është kriminale dhe antiligjore, por  ama ti gëzohesh të kundërtës, është më tepër se vrastare.

Një parti politike, që e mbështete fatin e saj, mbi  drama njerëzore, është e destinuar të dështojë dhe humbasë me turp çdo betejë elektorale.

Next Post
Këta janë 4 vogëlushët që humbën jetën pasi ranë në liqenin e ngrirë në Britani

Këta janë 4 vogëlushët që humbën jetën pasi ranë në liqenin e ngrirë në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In