• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita ka mbetur jashtë sistemit, Bylykbashi: 30 qershori ekskursion votimi

by Java News
21/08/2019 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Ai argumenton se për herë të parë ne 30 vite, 30 qershori si proces zgjedhjesh është i ekspozuar si antikushtetues.

 

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, thotë se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe gjithçka që është kryer përbën vepër penale.

 

Bylykbashi, i cili ka qenë bashkëhartues i reformës zgjedhore ndër vite, thotë se ajo datë në gjithë historinë postkomuniste është me e ekspozuara përballë Gjykatës Kushtetuese.

 

Oerd Bylykbashi: Me datë 30 qershor ka ndodhur çdo gjë tjetër, mund të ketë qenë dhe një ekskursion votimi, por jo zgjedhje. Në këtë aspekt janë të vetmet zgjedhje në 30 vitet e fundit të cilat kanë të hapur legjitimitetin kushtetues përpara Gjykatës Kushtetuese.

 

Kriza politike, thotë Bylykbashi, është thelluar në mënyrë të skajshme.

 

Ndaj ai thotë se ka vetëm një rrugëzgjdhje.

 

Oerd Bylykbashi: Zgjidhja është sa kushtetuese dhe politike. Sot janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sigurisht ripërsëritja, bërja e zgjedhjeve dhe për pushtetin vendor në datën që ka caktuar Presidenti i Republikës, siç vendos ai.

 

Ish-deputeti demokrat komentoi dhe situatën në Shkodër, ndërsa tha se Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka tagër ligjor që të përsërisë zgjedhjet në atë qytet.

 

Për këtë ai iu referua kodit zgjedhor duke dhënë këtë argument.

 

Oerd Bylykbashi: Tentativa për të përdorur KQZ-në për të përsëritur zgjedhjet pa një dekret të Presidentit dhe në kundërshtim me dekretin e datës 13 tetor, është një shkelje tjetër e cila do të vërë para përgjegjësisë të gjitha ata që mendojnë se mund të bëjnë fallxhorin ligjor në KQZ.

 

Duke ju referuar ligjit për dekriminalizimin, Bylykbashi i cili e ka hartuar atë ligj, tha se Shkodra në 30 qershor përtej garës farsë nuk kishte kandidat.

 

Oerd Bylykbashi: Ligji i dekriminalizimit ka një parim shumë të fortë që është në nivel kushtetues, moskandidimi. Që do të thotë që në momentin kur është regjistruar në ekzistencë të ndalimit ligjor kandidatura është nul, zero. Nuk kanë pasur kurrë mundësinë për të garuar, për të marrë vota, për tu shpallur fitues dhe për të refuzuar betimin.

Next Post
Elbasan/I vihet zjarri masivit me mbeturina, rrezikohen banesat

Elbasan/I vihet zjarri masivit me mbeturina, rrezikohen banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

January 3, 2026
“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

January 3, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Elbasan, në kërkim për kultivim narkotikësh/ Arrestohet 34 vjeçari, do ekstradohet në Kosovë

January 3, 2026
Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

January 3, 2026
“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

January 3, 2026
Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

January 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi për sot, çfarë kanë parashikuar yjet? “Mos u nxitoni të investoni në projekte të reja…”

January 3, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Zvicër, zjarri me 47 viktima, flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve/ Ja si nata e Vitit të Ri u kthye në tragjedinë e parë të 2026

January 3, 2026
Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com