• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita joparlamentare ndryshon mendje: Kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, do diskutojmë çdo çështje

by Ardit Rada
23/07/2020 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylybashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI i kanë dërguar një e-mail Damian Gjiknurit. Në këtë njoftim, palët informojnë maxhorancën se janë të gatshëm që të diskutojnë çdo çështje në Këshillin Politik, edhe pse sot nuk u arrit asnjë dakordësi mes tyre.

Opozitarët theksuan se nuk kanë refuzuar të diskutojmë asnjë çështje në Këshill. Sipas tyre, opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill. Ata kerkojne mbledhjen nesër të Këshillit në orën 17:00.

E-MAILI
Z. Gjiknuri,

Duke ndjekur deklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehim keqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ne nuk kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshil.

Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtues i njënanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!! Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?
Ky qëndrim dhe qëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur për diskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fasadë.
Kjo është arsye që ne kërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar. Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit.
Gjithësesi, në vijim edhe të deklarimit tuaj të pavërtetë sot në media, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, ora 17:00, për të vijuar dialogun, për çdo çështje, por pa cenuar marrëveshjen e 5 Qershorit.
Mbetem në pritje të konfirmimit tuaj!
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

 

/e.rr

Next Post
Zyrtari i DASH: Mirëpresim reformën në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim ndihmoi që shqiptarët të lëviznin në drejtimin e duhur

Zyrtari i DASH: Mirëpresim reformën në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim ndihmoi që shqiptarët të lëviznin në drejtimin e duhur

Comments 1

  1. leja says:
    6 years ago

    Jeshilli politik eshte irgan i sajuar antiligjor vetem per te futur ne prices politik opoziten jashtparlamentare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In