Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë vendosur t’i rikthehen protestave në rrugë. Mësohet se 8 Korriku do të jetë dita kur militantët e opozitës joparlamentare do të thirren për të protestuar në Tiranë.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se ora 20:00 është vendosur edhe si starti i protestës.
Vendimi është marrë në të ashtuquajturin Kolegj i Kryetarëve, shkruan JavaNews.al
Ndërkohë, po në 8 korrik, ora 18:00 mazhoranca ka thirrur një seancë të posaçme ku pritet të votohet ngritja e komisionit hetimor për Presidentin Ilir Meta.
Komisioni ka në fokus hetimet nëse kreu i shtetit e ka shkelur Kushtetutën përmes dekreteve dhe ç’dekreteve të tij për zgjedhjet lokale.
Kjo është protesta e parë që opozita joparlamentare mban pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ajo vjen në të njëjtën fashë orari teksa Kuvendi do të votoj për hetimin parlamentar të Metës.
/JavaNews/a.r