• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita humbi e ndarë, por “bashkimi” nuk i jep fitoren…

by Eduard Zaloshnja
25/10/2025 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja 

Qysh nga 2017-ta, PS-ja ka garuar e vetme në zgjedhje, përballë shumë partive të tjera. Dhe në secilën nga zgjedhjet parlamentare, ajo ka marrë rreth 7/14 e votave të këtushme. Por falë fragmentarizimit të opozitës, PS-ja iu afrua 8/14 të mandateve parlamentare më 2017 e 2021, dhe mori mbi 8/14 e mandateve më 2025. (Votat nga emigracioni i dhanë asaj vetëm një mandat ekstra më 2025 – në Vlorë – qysh para fillimit të numërimit të votave nga Greqia.) 

Tabloja e mësipërme numerike krijon përshtypjen se po të grumbullohen të gjitha partitë opozitare në një çadër të madhe gjithëpërfshirëse, PS-ja mund t’i ketë ditët të numëruara… 

Por llogaritë elektorale nuk mund të jenë një aritmetikë e thjeshtë numrash. Kimia politike e pjesëmarrësve të mundshëm në një koalicion sundon mbi aritmetikën e numrave. 

Kështu, në garën e pafilluar zyrtarisht për Bashkinë Tiranë, Lëvizja Bashkë ka nxjerrë tashmë si kandidat kryetarin e saj Qori. Dhe 11 mijë tiranasit që votuan për të në maj (e mos më shumë) pritet të votojnë për Qorin kur të zhvillohen zgjedhjet e Tiranës.  

Partia Mundësia propozoi si kandidat Ermal Hasimen. Por pasi ai nuk u pranua nga Berisha, me dhëmbë të shtrënguar, drejtuesi i saj Shehaj përkrahu publikisht Florjan Binajn. Po a do të votojnë për Binajn të 19 mijë votuesit tiranas të Partisë Mundësia? Vetëm disa prej tyre, sipas sondazhit më të fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’. 

Lapaj dhe Shabani të Nismës Shqipëria Bëhet e kanë përkrahur hapur kandidaturën e Florjan Binajt. Po a do të votojnë për Binajn të 12 mijë votuesit tiranas të Nismës Shqipëria Bëhet? Vetëm disa prej tyre, sipas sondazhit më të fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’. 

Kurse për socialdemokratët e Doshit dhe euroatlantikët e Bashës (18.5 mijë gjithsej në Bashkinë Tiranë) as që mund të bëhet fjalë për përkrahje masive ndaj një kandidati të sugjeruar nga Berisha… 

Next Post
“Pse dhe kush e vrau Albanin” – Cili ishte roli i pronarit italian në ekzekutimin misterioz të 28-vjeçarit shqiptar në Brazil?!

"Pse dhe kush e vrau Albanin" - Cili ishte roli i pronarit italian në ekzekutimin misterioz të 28-vjeçarit shqiptar në Brazil?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In