Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të opozitës për t’u kthyer në Kuvend. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla përshëndeti vendimin e opozitës.
“Pershendes rikthimin e opozites ne punen normale te Kuvendit. Te votojme sebashku Reformen zgjedhore. Sot e kemi depozituar ne Kuvend duke ditur se ju do te riktheheshit. Ta miratojme sebashku te enjten ose te premten”, tha Balla./a.meta