• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita fatkeqe”- Rama: 800 mijë vota të PS janë vullnet popullor, nuk mund të blihen me para

by A R
18/02/2025 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur se opozita i përdor akuzat për shit-blerje votash me qëllim që të justifikojë humbjen në zgjedhje.

Komentet Rama i bëri në rubrikën Sy m’Sy në faqen e tij në Facebook, në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Rama tha se 800 mijë vota që ka marrë Partia Socialiste në zgjedhje janë vullnet popullor dhe nuk mund të blihen me para.

Ai shtoi se opozita nuk do të pranojë se PS është më e mirë dhe më e fortë se ata dhe kjo sipas kryeministrit, i bën ata fatkeq.

Sipas Ramës, dy grupkapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian pritet të hapen në mars dhe prill, teksa shtoi se qeveria shqiptare e ka marrë letrën nga unioni.

“Vota e 11 majit është vendimtare për Shqipërinë 2030. Brenda mandatit të katërt, pra brenda 2030, të ngremë flamurin kuq e zi në BE, ndërkohë që këtu zien kazani me ujin e kënetës dhe bufin e kënetës që fryn zjarret e së shkuarës.

11 maji do të jetë fundi i fundit të historisë së kënetës me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si hije mallkimi që prej 1912 Shqipërisë mbi kokë. BE nuk i hap derën askujt që nuk është gati për të kapërcyer pragun. Ne kemi hapur disa dyer dhe dy dyer të reja janë hapur vetëm në fund të janarit e fillim shkurtit. Kemi marrë letrën e do të hapen në mars e prill

Përsa i përket blerjeve të votave bëheni bajat. 800 mijë njerëz janë vullnet popullor, nuk blihen me lekë. Kjo është alibia e humbësve kronike. Ata mbeten fatkeq pasi nuk duan të pranojnë të vërtetën se humbin, se ne jemi më të mirë e më të fortë. Për mua një më shumë një më pak nuk bën një diferencë të madhe”, tha mes të tjerash Rama.

Next Post
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

I ftohti dhe acari ‘mbërthejnë’ Shqipërinë, meteorologia zbulon datën kur nis kthesa e motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In