Opozita parlamentare e ka braktisur sot tryezën e OSCE/ODIHR për Reformën Zgjedhore duke u shprehur se nuk bëhen pjesë e fasadës. Pasi kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, deputetët kanë debatuar ashpër me drejtuesit e konferencës.
Deputeti Ralf Gjoni tha se opozita nuk bëhet pjesë e fejesës mes Partise Socialiste dhe asaj demokratike.
“Po tentojnë të na delegjitimojnë neve si deputetë të Kuvendit duke bërë pazar me njëri-tjetrin. Ne po ikim nga tryeza në shenjë proteste. Ne jemi për ndryshim sistemi” – tha Gjoni.
Ndërkohë që Myslim Murrizi iu drejtua mazhorancës: Shkoni dhe gjejini votat tek PD-ja për reformën zgjedhore.