Deputetët e opozitës, ashtu si kishin paralajmëruar, edhe bënë një aksion në Kuvendin e Kosovës në kohën kur atij i drejtohej komisioner Johannes Hahn.
Parullat, në gjuhën angleze ishin: “A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!”
“Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!” Aksionin ë Kuvend Vetëvendosje e arsyetoi kështu në Facebook: Synimet pro-perendimore dhe integruese të popullit të Kosovës, po dëmtohen nga disa marrëveshje që janë në shpërputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian. Segregacioni dhe ndarja etnike janë projekte tashmë të tejkaluara dhe të luftuara ashpër nga shtetet perendimore. Reciprociteti dhe barazia në mes të shteteve janë disa nga vlerat fundamentale të BE-së nga të cilat Kosova nuk guxon të heq dorë.
Opozita e bashkuar e Kosovës beson që vetëm duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të Republikës, jemi duke i mbrojtur edhe vlerat perendimore. Marrëveshjet për Asociacionin dhe për demarkacionin me Malin e Zi janë të padrejta