• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e ndarë dhe opozita që nuk ka ndarë mendjen

by Mero Baze
21/05/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të vetmet produkte të reja  opozitare pas 14 Majit ishin Arlind Qorri dhe Roland Bejko. I pari si kundërshtar afatgjatë I Edi Ramës dhe të majtës klasike, I dyti si kundërshtar I të djathtës berishiste, e cila po mban të ndarë opozitën për interesa tërësisht familjare të një njeriu.

Ndryshe nga Qorri I cili është qartazi një populist I majte, I cili kë një limit rritje, antiberishizmi I Bejkos, është një lëvizje për pastrimin e opozitës së djathtë dhe riorganizimin e saj duke u rikthyer në binarët e vet të një partie klasike të qendrës së djathtë, jashtë “sovranizmave” dhe populizmave të shpikura nga halli I Berishës.

Pra nëse Qorri është një ekstremist I majtë populist që kërkon të dëmtoj një parti socialiste tradicionale, Bejko dhe ata që kandiduan janë të  djathtë tradicional që ngjallën  shpresën e zbimit të një populisti spekulant si Berisha, që kërkon të përdor partinë  për hallin e vet.

Sigla Berisha Meta është votuar nga 250 mij shqiptarë, gati sa gjysma e votave që ka pasur gjithë opozita në të cilën mungojnë 250 mij votues që kanë qëndruar në shtëpi, ndërkohë që 100 mij votuan Partinë Demokratike.
Ky është sinjali politik që i dhanë zgjedhjet e 14 Majit opozitës së ndarë. Antiberishizmi funksionoi më shumë se përpjekja për të çimentuar berishizmin në aleancë me Ilir Metën. Opozita e refuzoi Sali Berishën dhe ilir Metën, si bashkim jo organik, dhe ringritja e opozitës kalon përmes shkatërimit të tyre.

Është kjo arsyeja që tani Partia Demokratike zyrtare duhet të ndaj mendjen se mbi çfarë baze do të riorganizohet, mbi atë korrente që duan ti dorëzohen Berishës dhe të kthehen në regres, apo mbi ato sinjale që dha 14 Maji kundër dyshes Meta Berisha.

E vetmja rrugë e sigurt që opozita të ringrihet shpejt dhe fort, është të ndaj mendjen që pa larguar dyshen Berisha Meta si faktorë opozitarë nuk vijnë kurrë në pushtet. Dhe për këtë kanë qenë dakord së paku 350 mij opozitarë, ata që kanë ndenjur në shtëpi dhe ata që kanë dal të votojnë edhe pse nuk kanë pasur kandidatë.
Çdo riorganizim tjetër I PD, jashtë kësaj fryme është humbje kohe . Nuk ka asnjë arsye përse duhet të jenë dy parti opozitare, një e drejtuar nga Berisha dhe Meta që është dëshpërim për shqiptarët dhe një tjetër që mendon se duhet të jetë më vete por që I ka sytë nga Berisha dhe Meta. Kjo e dyta nuk vlen. Ajo është mirë të shkoj direkt e tek Berisha.

E vetmja gjë që vlen është ajo  gjë e re, që nisi më 14 Maj. Të gjithë ata që refuzuan Berishën dhe Metën apo që dolën në zgjedhje por nuk e votuan BF, janë e djathta pluraliste shqiptare, e cila nuk e pranon Berishën. Partia Demokratike duhet të ketë këtu rol kryesor, nëse riorganizohet në bazë të frymës që ngjalli beteja e Bejkos dhe kandidatëve te tjerë në rrethe. Ata së bashku me opozitarët e tjerë që nuk e pranojnë Beirshën mund të bëjnë opozitën e re.

Por për këtë më parë duhet të ndajnë mendjen që nuk kanë punë me Berishën. Se ai e ka ndarë mendjen ta mbaj të ndarë opozitën

Next Post
Liria është sakrificë

Liria është sakrificë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In