• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita e mundur?

by Fatbardh Kadilli
01/02/2025 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Gjendja e opozitës mbetet prej disa vitesh shqetësimi dhe angazhimi im kryesor politik. Besoj fort se ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt që është i angazhuar për ta ndryshuar politikën që të sjellim një qeverisje më të mirë. Sot kemi tre realitete opozitare. Kemi PD-në berishiste. Kemi demokratë dhe opozitarë të djathtë të paorientuar, ose që i janë dorëzuar dëshpërimit që ka shkaktuar çarja dhe rudhja e PD-së. Kemi në fund edhe mozaikun e partive opozitare që nuk e kanë gjetur ende identitetin e tyre politik.

Prej kohësh ndihem në paqe me llojet e ndryshme të reagimeve që marr sa herë shpall qëndrimet e mija kritike për opozitën dhe PD-në. Marrë reagime pozitive nga ata që, ashtu si unë, mendojnë se ndryshimi vjen nga opozita dhe se është opozita ajo që, duke ndryshuar së pari veten, jep shpresën se do ndryshojë më pas Shqipërinë. Nuk e fsheh kënaqësinë që përftoj nga këto reagime. Janë inkurajuese. Vijnë nga njerëz që janë lodhur nga opozita e deritanishme, nga njerëz që duan ndryshim, që duan diçka të re. Di ta dalloj kur këto vijnë edhe nga ata që, çfarëdo që të bëjë opozita, kurrë nuk do e mbështesin.

Reagimi i dytë vjen nga ata që janë investuar në PD e Berishës ose në ndonjërën nga partitë e mozaikut opozitar. Reagimi i tyre është i përzierë dhe përcjell ekzakt pështjellimi që ata kanë për atë që janë duke bërë. Ata pranojnë argumentin dhe faktin, por nuk pranojnë ndryshimin. E dinë që zgjedhja e tyre nuk është zgjidhje, por nuk duan ta pranojnë. Ata të Berishës e dinë që nuk kanë asnjë shans, por duan të jenë në “lojë”. Ata të mozaikut opozitar, e dinë që nuk janë në lojë, por duan të kenë një “shans”.

Reagimi i tretë vjen nga ndërgjegjja ime. Gjithnjë kam dyshuar tek e “vërteta”, qoftë edhe e vërteta ime. Ky dyshim tek e vërteta të mbron nga adhurimi për idhujt, për liderin. Njëherësh mbron edhe nga deliri, sëmundje “prefesionale”, që prek këdo që del nga vetmia dhe hedh një hap në jetën publik. Kjo më ka bërë që të refuzoj të jem “në lojë”, pa asnjë shans, apo të kuturis të provoj “shanse” në lojën e zareve të politike.

Pikëpyetja që në titull mbete: opozita e mundur?. Çfarë do të thotë? Nuk është lojë fjalësh, pasi është fati ynë në lojë. Pyetja shtrohet e dyfishtë. A është opozita e mundur, si një alternativë ndaj pushtetit? Dhe, a është, mundur tashmë opozita përballë pushtetit. Të dyja janë të vërteta.

Opozita është gjithnjë e mundur, sa do keq të jenë gjërat. Por, opozita e sotme, si ajo berishiste, pa asnjë shans, por në lojë, ashtu dhe ajo e mozaikut miniaturist, pa lojë por me shans, janë opozita tashmë të mundura.
Opozitë e mundur para garës. Pse? Sepse si PD, ashtu dhe mozaiku miniaturist kanë dështuar të kapin thelbin e misionit të opozitës, që është krijimi i alternativës qeverisëse. Secila palë, në mënyrën e vet, përpiqet të zaptojë sa më shumë tokë në terenin e ngushtë të asaj që do të jetë opozita zyrtare pas zgjedhjeve të 11 majit.

PD-ja berishiste është kthyer mbrapsht. Ata që promovuan, besuan, shpresuan, apo vetëm e uruan pa e besuar Rithemelimin, sot kanë haruar çdo gjë nga ato çfarë shpallnin si arësye pse u mblodhën në stadium, më 11 Dhjetor 2021. Harruan statutin dhe e ndryshuan për të kandisur, joshur, e ndjellë brenda vathës këdo që nuk kishin droje për cipën e grisur gjatë çapëlimit të papërfytyrueshëm për të kaluar ylberin politik. Harruan hapjen, haruan fraksionet lulëzuese dhe sidomos kryefjalën luftën kundër kryetarit humbës dhe e zëvendësuan me “belly dancing”, vallen e çingijeve nën ritmin tallava për udhëheqësin lavdiplotë. Harruan ndryshimin si nevojë jetike për çdo opozitë. Refuzuan çdo ide ndryshimi, madje kanë hequr dorë fare nga të menduarit, sipas traditës që të lë pa tekst – “për këtë problem do ketë menduar ndonjë gjë Doktori”. Harruan parimin kush humbet ikën.

Sot Berisha deklaron hapur që nuk ka ndërmend të largohet. Harruan vlerën e primareve dhe hapjen e listave. Këto i shndëruan në farsë. Haruan konservatorizmin që, si ai topi i gjetur rrugës, shërbeu sa për një lojë të shpejtë me porta të vogla. Harruan antiimperializmin dhe ankesat për ndërkombëtarët e padrejtë dhe të korruptuar dhe sot deklarohet hapur që do lobohet për të gjetur ndonjë të çarë në administratën e re amerikane që t’ia heqë damkën Berishës dhe mundësisht të na japin një dorë. Sot, PD është më e vjetëruar, më pa ide, më e nënshtruar dhe e unifikuar me liderin, më e refuzuar nga shqiptarët dhe më e braktisur nga elektorati i saj se sa kurrë më parë. Në këtë gjendje do të vazhdojë bjerja e PD-së, do të shtohet refuzimi nga shqiptarët, do shtohet braktisja nga opozitarët që duan ndryshim. PD do vazhdojë të zvogëlohet.

Nga ana tjetër, mozaiku miniaturist me partiza e liderthë që shpresojnë t’u dalë fati si ata mëtonjësit për dhëndurë të Penelopës rrinë e kërleshen mes tyre në media sepse nuk kanë aftësinë të kuptojnë që opozita nuk fillon si parti, por si lëvizje. Pa aksion politik, pa identitet politik përfaqësues nuk ka opozitë, ka protagonizëm që vuan nga sëmundja e sipërpërmendu. Janë të pushtuar nga deliriumi njëlloj si ata të vjetrit ndaj të cilëve këta rioshë shpallen kundërshtarë. Nuk shërben të jesh opozitar i PD-së dhe i Berishës, kur nuk je dot alternativë. Shumë prej tyre nuk kanë aftësinë të kuptojnë se gjërat në këtë vend nuk shkuan keq se ishte i keq Berisha, Meta dhe Rama, por se sistemi politik që kemi ndërtuar është i mbyllur dhe pa shpresë. Dhe nëse këtë e thonë me fjalë e kundërshtojnë me vepra. Gjithçka që bëjnë është imitimi i të keqes. Prandaj, kjo është një opozitë e mundur pa filluar gara.

Por, a është e mundur opozita? Po. Sigurisht që po. Fatkeqësisht jo sot dhe jo shumë afër. Po, është e mundur. Do fillojë të jetë e mundur, pasi të munden edhe një herë në zgjedhjet e rradhës këto dy lloj opozitash. Atëhere kur për herë të katërt rrjesht, zgjedhjet do të nxjerrin të njëjtën qeveri dhe të njëjtën opozitë. Atëhere, kur të shohin se pas katër palë zgjedhjesh do të kenë përsëri të njëjtin Kryeministër të padurueshëm dhe të njëjtin lider opozitar të papranueshëm. Kur qytetarët për të njëmbëdhjetën here që prej vitit 1991, do vazhdojnë të shohin se ata tipat që do jenë në “lojë” nuk na shërbejnë më për asgjë. Këta lojtarë do të jenë thjeshtë dhe vetëm të punësuarit e Ramës në opozitë. Dhe këtë rol do e quajnë “politikë”. Kur qytetarët të shohin se ata tipat që do provojnë “shansin” kuturu nuk do jenë as formalisht në lojë. Sigurisht, edhe këta të dytët, do të vazhdojnë ta quajnë “politikë” ankimin pse nuk e fituan vendin e punës dhe rrogën e opozitarit. Ah po, pa shans po në lojë, apo për shans (kësmet) dhe pa lojë, një gjë do ta kenë të sigurt të dy llojet e opozitave, do vazhdojnë të vihen në lojë nga Kryeministri që gjuhën si brisk e përdor për të rruar çdo qime në lëkurët e opozitës që vazhdon ta mundi në çdo palë zgjedhje.

Largimi i këtyre njerëzve nga politika në zgjedhjet e 2025 do i hapë rrugë një opozite të besueshme dhe të votueshme nga njerëzit. Vetëm atëhere do të jetë e mundur një opozitë alternativë. E thënë thjeshtë, opozitë alternativë, sidomos për ata që nuk kanë guxim të mendojnë, si dhe për ata që fjala alternativë u duket teorike, dhe e brishtë, aspak revolucionare, do të thotë, një opozitë që ka dobi për shqiptarët. Kjo dobi është fare e thjeshtë: një qeverisje më e mirë se kjo që kanë. Vetëm atëhere opozita do të bëjë të mundur, që Kryeministrin e padurueshëm ta largojë si palë të mundur. Po, kjo opozitë do të jetë e mundur.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Çfarë parashikon Horoskopi për këtë fundjavë? Shenja që duhet të ketë kujdes nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

December 7, 2025
Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet

December 7, 2025
Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

Burimet e lëvizshme bëhen kontribuues të mëdhenj në ndotjen e ajrit

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In