Opozita e Kosovës kundër Gjykatës
Duket se parlamenti i Kosovës do ta votojë Gjykatën Speciale, por Opozita premton reagim të ashpër. Edhe pse propozimi i tyre nuk u mbështet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, partitë opozitare nuk janë dorëzuar. Vetëvendosje, AAK e Nisma po synojmë që përmes një rezolutë ku do të dënohej gjenocidi serb të pamundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka sqaruar për Tribuna Channel planin e opozitës për të pamundësuar themelimin e Gjykatës Speciale në seancën e së hënës. Konjufca ka bërë të ditur se do të bëjnë mocion proceduar të hënën dhe do të kërkojnë që të intervenojnë në rënd të ditës për të kërkuar që si pikë e parë e rendit të ditës të jetë rezoluta e cila e dënon krimin e Serbisë në Kosovë.
Më këtë rezolutë, sipas tij , Qeveria e Kosovës obligohet më disa veprime. Konjufca thotë se do të ishte skandaloze nëse Kuvendi i Kosovës nuk e përkrah këtë rezolutë e ndërkohë përkrah themelimin e Speciales, e cila sipas tij, dënon UCK-në dhe nëse kjo ndodhë, ai paralajmëron veprime më radikale brenda Kuvendit të Kosovës.