Kuvendin i Republikës së Kosovës është bllokuar përsëri nga partitë opozitare, ndonëse kanë qenë të parapara të diskutohen pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit.
Ndryshe, në rend dite të kësaj mbledhjeje janë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës.
Gjithashtu ka qenë në pritje të bëhet edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, si dhe i një anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore. Në rend dite është edhe formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.









