Sërish Opozita do të provokojë dhe këtë herë në një formë tjetër. Pavarësisht pse Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të kontrolloj të gjithë deputetët që hyjnë në seancën e Kuvendit, në mënyrë që të mos bllokohet puna e Kuvendit, partitë opozitare në anën tjetër kanë përgatitur një plan të detajizuar dhe “kreativ”.
Një burim i Gazetës Blic brenda opozitës ka thënë se partitë opozitare: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë përgatitur një aksion shumë kreativ.
“Asnjë njeri nuk do të preket. Nuk do të ketë dhunë. Do të jetë një aksion tepër kreativ, dhe do të befasoheni se si do ta bllokojmë Kuvendin, pa e prekur asnjë njeri me dorë”, ka thënë ky burim.
Ky burim është shprehur i bindur se kundërpërgjigja ndaj pushtetit do të jetë e befasishme.