Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me emergjencën e zjarreve në vend, sidomos për shkak të situatës që është krijuar Delvinë dhe Gramsh.
Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe zëra të tjerë opozitarë.
Por burime për Report Tv kanë mësuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente.
Sipas burimeve nga Presidenca, Begaj nuk do ta mbledhë në këto momente Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në kushtet kur të gjithë janë në terren, për të ndihmuar sadopak nga atje, përmirësimin e situatës së zjarreve.











