• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita duhet të kthehet në alternativë, aleati thirrje Bashës: Deklaro se s’do ketë taksë për rrugët dhe ulje çmimesh

by Java News
27/07/2019 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi akuzon qeverinë Rama për kapje të shtetit dhe korrupsion, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka deklaron se opozita duhet të kthehet në alternativë, por që të ndodhë kjo, i kërkon Lulzim Bashës që të deklarojë publikisht se nuk do ketë taksë për rrugët dhe se çmimi i naftës, energjisë elektrike, e ujit të pijshëm do të jetë më i lirë.

“Rast unikal. Pushteti bën grusht shteti. Godet këdo që i del përpara! Rrëzon Gjykatën Kushtetuese, shpartallon Gjykatën e Lartë, i hap luftë frontale Presidencës, detyron Opozitën të dalë në rrugë, bllokon KLSH, merr peng Prokurorinë, nënshtron Shërbimet e Sigurisë, keqpërdorë Policinë e Shtetit, dhunon e përçan Artistët, fyen Akademinë e Shkencave, pushton me forcë të gjitha Bashkitë në vend. Vjedh, braktis e shembë pronat private e publike. I hap luftë medias së pavarur, blen copa të saj, godet portalet, përbaltos dhe dhunon gazetarët kundërshtarë, sponsorizon bythë-lëpirësit. Rilindja ka blerë vullnetin e popullit, ka blerë deputetët e Opozitës në Kuvend, ka blerë media-n, ka blerë Artistë, ka blerë edhe qytetarë që po i shemb pronat, ka blerë të ardhmen e shqiptarëve.

Një pushtet pushtues, që operon si bandë, duke dhunuar ligj e kushtetutë dhe këdo që i del përpara! Po tani? Ky është fundi i tij, me votë ose me forcën e ligjshme të protestës. Kjo bandë në pushtet duhet të ndalet dhe të largohet me çdo çmim që ka liria. Qëndrimi më tej është fatkeqësi kombëtare dhe përgjegjësi për të gjithë shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Opozita duhet t’u prijë qytetarëve, jo duke menaxhuar zemërimin e tyre, por duke i garantuar se kjo kauzë është gjithçka. Opozita duhet të kthehet në alternativë dhe shpresë për nesër, duke deklaruar publikisht se nuk do ketë taksë për rrugën, se çmimi i naftës, energjisë elektrike, e ujit të pijshëm do të jetë më i lirë.

Biznesi do çlirohet nga taksa progresive, se ekonomia do çlirohet nga monopolet, se shteti do jetë njësoj për të gjithë. Edi Rama ka marrë tatëpjetën e vet politike, morale, ndërkombëtare e qytetare. Rilindja është shkërmoqur në sytë e shqiptarëve. Lulzim Basha, si Lider i Opozitës së Bashkuar, sot ndjehet më i fortë se kurrë, forca politike e morale e opozitës nuk është pushteti në Kuvend, as punësimet në disa Bashki, por mbrojtja e interesit publik, qëndresa, idetë, vizioni dhe programi politik për nesër. Populli ka folur me protestat më të mëdha që ka njohur pluralizmi, ka konfirmuar mazhorancë të re. Është detyrë e Opozitës të gjejë formën, mënyrën, rrugën për të marrë përgjegjësi institucionale” shprehet ai.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ E pabesueshme, vajza 6-vjeçare blen shtëpi 8 mln dollarë nga fitimet e “Youtube”

FOTO/ E pabesueshme, vajza 6-vjeçare blen shtëpi 8 mln dollarë nga fitimet e “Youtube”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

January 30, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

January 30, 2026
Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet

January 30, 2026
Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

January 30, 2026
Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In