• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita dhe Grida…

by Erion Veliaj
19/01/2017 09:05
Grida Duma, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike.	/r/n/r/nGrida Duma, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Grida Duma, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nGrida Duma, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Veliaj/

Plani “Basha” i kishte hequr 25 ha liqenit të Tiranës, duke i kthyer këto në hapësira për ndërtim. Plani ynë vendosi që, në fakt, liqeni është i rëndësishëm dhe dashuria për liqenin nuk matet nga kush bërtet më shumë dhe kush shkatërron më shumë lodra, por nga provat konkrete që ata që drejtojnë qytetin japin për këtë.

Prova jonë konkrete ishte së pari vendimi ynë politik: Bashkia propozoi dhe Këshilli Bashkiak miratoi që 25 ha t’i rikthehen Parkut të Liqenit dhe mënyra se si kjo bëhet, pasi kaluam vendimin me planin urbanistik ishte duke vajtur në terren për ta marrë tokën që i ishte zaptuar Bashkisë. Sot është një situatë tjetër, janë prishur mbi 25 struktura, lokale e bare, dhe hapësira i është kthyer Parkut të Liqenit të Tiranës.

Ndaj, sot kur zëdhënësja e PD doli e tha Erion Veliaj s’është fare në Tiranë, është në Paris, u nxitua sepse fill pasi kishte lëshuar deklaratën dhe kishte nxjerrë shpifjen, ne ishim te Liqeni për të deklaruar se 40 mijë metra katrorë të parë iu rikthyen Parkut. Kjo ishte gënjeshtra e parë.

Dolën me një deklaratë të dytë. Doli Grida e tha: Më fal, bëra gabim (siç bën përherë në fakt), s’e kisha për sot, e kisha për dje. Ka qenë dje. Por prapë dje doli bllof. Dje ishim te kopshti Nr. 17. Kopshti 17 është te njësia 7. Më erdhi mirë që në fakt edhe Saliu u bë me mua në denoncimin e kopshtit 17, se kur rrena të kap për inerci nuk di se çfarë budallallëqesh thua, dhe jo vetëm Grida thoshte që Erioni është në Paris, por doli edhe Saliu e tha: “në Kopshtin 17 shih në çfarë gjendje janë fëmijët”!

Kopshti 17 është në fakt një tender që u bë nga Luli e Saliu, nga ato tenderat e fushatës së 2013-tës. Bënë një tender për një kompani që nuk erdhi asnjë ditë të ndërtonte kopshtin dhe ne donim ta rrëzonim këtë kontratë. Kemi 2 vjet në gjykatat e Saliut e Lulit për të thënë se kjo kompani që nuk paraqitet të ndërtojë kopshtin, automatikisht do të humbasë kontratën. Dy vjet luftuam. Më në fund fituam dhe nisëm punimet e kopshtit për 120 fëmijë, që Saliu e Luli i dhanë si qoka fushate, për të mos i ndërtuar kurrë.

Po, është e vërtetë. Pasi filluam punimet në kopësht, kisha një detyrim moral dhe njerëzor dhe me linjën ajrore low cost “Blue Panorama” shkova të vizitoj një mikun tim shumë të mirë të PS, që ka kohë që ka pasur një betejë me një sëmundje. Fatmirësisht duket që Bashkim Fino po e fiton atë betejë. Bëra një vizitë dhe jam kthyer sërish mbrëmë në darkë. Doli prapë Grida e tha e ngatërrova. Dy herë gënjeva, tani herën e tretë tha e kam me të vërtetë.

Nuk ka qenë as sot, as dje në Paris, ka qenë pardje. Sigurisht, duke qenë se e kanë kryetarin e partisë emigrant, duan patjetër që të na çojnë edhe ne emigrant, por ne kemi vendosur të jetojmë në Shqipëri. As nuk e ndërrojmë shtetësinë, do votojmë këtu e do votojmë për fitore, por fiksimi për ta nxjerrë edhe kryetarin e  Bashkisë qoftë edhe një ditë emigrant, nuk i la rehat.

Po ju lexoj axhendën time të pardjeshme dhe e sfidoj PD, Gridën, Lulin, Saliun të shkojnë ta verifikojnë me secilin prej njerëzve që do lexoj këtu.

Në 06.30 – takim me stafin për sheshin “Skënderbej”.

Në 07.30 – verifikim në terren të pastrimit në njësinë 10

Në 08.30 – takim me fondacionin italian “Terzo Pilastro” për ekspozitën e ‘900 që është hapur tek Galeria

Në 09.30 – nisja për në njësinë Nr. 8

Në 10.00  – vizitë te shkolla “4 Dëshmorët” për të parë kaldajën dhe njoftuar numrin e Bashkisë ku të gjithë mund të raportonin kaldajat që nuk funksiononin

Në 11.00 – dy ambasadorë, ai i OSBE dhe Johan Sattler i Republikës së Austrisë kanë qenë në zyrën time, ku kemi diskutuar për një projekt që do sjellë 60 të rinj nga vendet e Ballkanit për një kamp veror për t’u njohur me Shqipërinë e Tiranën, në përkujtim të 20-vjetorit të prezencës së OSBE.

Në 13.00 – mbledhje me disa anëtarë të kabinetit.

Në 14.00 – mbledhje për raportin e të ardhurave të Tatim-Taksave

Në 15.00 – takim për hapjen eventuale të Pazarit të Ri në ditën e Verës dhe për përgatitjet e fundit

Në 16.30 – përgatitje për fjalimin lidhur me shërbimet sociale

Në 17:15 – tek hotel Doro zhvillohej konferenca e ministrit Klosi me 12 drejtorët rajonalë të Shërbimeve Sociale

Në 19.30 – në zyrë për të vijuar me shkresa e protokollin.

Pas kësaj është e sigurt që do dalin e do sajojnë një ditë tjetër, por e bëra këtë transparencë se thashë se mos ka ngelur ndonjë qytetar ende në Tiranë që nuk i beson punës që ndodh përditë në Tiranë nga secili prej nesh, por ndoshta u beson llafeve. Kjo është sfida ime për partinë e rrenave dhe i vetmi premtim që kam është që në Tiranë do humbin paq. Jo se nuk meritojnë të jenë në politikë, por se nuk mundet të na ofrohet gënjeshtra si alternativë e punëve konkrete që ne bëjmë në Tiranë.

Unë e di që zonja në fjalë ka marrë në qafë shumë njerëz. Kush ka qenë prenotues i pallateve të saj e di këtë. Uroj që të marrë në qafë Saliun e Lulin se për mua si Erion politikan, jo si kryetar bashkie, nuk ka gëzim më të madh se sa ta shoh kundërshtarin tim politik të degjenerojë në këtë farë feje pas mendjes së Gridës e rrenave të Gridës.

Por, kjo është mirë për mua, por është keq për vendin. Është keq për vendin nëse është e vetmja alternativë që kemi. Ne po flasim për punë, ata mund të na thonë se si kjo punë mund të bëhet më mirë. Për mua si politikan patjetër që është mirë, për vendin kjo është keq. Jetojmë në një kohë kur s’kemi opozitë, opozitën e bën një njeri që humbi në mënyrë spektakolare prej gënjeshtrave që tregoi në një qytet tjetër e mundohet të servirë gënjeshtra në qytetin tonë.

Ne s’kemi opozitë. Ka një kryetar opozite i cili sa ishte në Bashkinë e Tiranës flinte gjumë, 4 vjet gjumë, gërrhima e tij ishte e pamundur për të mos u dëgjuar. Kemi një kryetar opozite i cili shumicën e kohës është në Holandë, s’e voton as familja e tij, por e shohin Shqipërinë vetëm si një lopë për ta mjelë, për të financuar jetën që në fakt e kanë diku tjetër.

Next Post
Portalet e Zenit dhe frika e PD në zgjedhjet e 2017-ës

Haxhia: “Prapësitë e Zenit në hotelet e Pragës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com