• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita dështon nëse iu rikthehet protestave në shtator, problemi është Lulzim Basha”

by Java News
18/08/2019 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatori pritet të rikthejë klimën e tensionuar politike. Opozita ka paralajmëruar protesta e trazira sërish, deri në largimin e Edi Ramës. Por ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, dikur anëtar i LSI, Fatos Klosi mendon se opozitarët do të gabojnë nëse vijojnë të protestojnë.

Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se PD-LSI mund të bëjnë protesta thjesht sa për të mbajtur pas vetes disa njerëz, por ai shtoi se tani janë të kota tubimet. Sipas tij, për aq kohë sa opozita nuk ia arriti qëllimit kryesor, atë të pengimit të zgjedhjeve, protestat në shtator nuk kanë më asnjë kuptim.

“Unë them, që në shtator dhe në sesionin e ri parlamentar nuk do të ketë asgjë, çdo gjë do të ecë normalisht. Opozita pretendon protesta më shumë për të mbajtur të karikuar dhe pas vetes njerëzit e saj sesa për të pasur ndonjë efekt në politikën shqiptare. 

Patën muaj të tërë me trazira, me shumë përpjekje nga opozita dhe praktikisht asgjë nuk u bë. Asgjë nuk u arrit, zgjedhjet që donin t’i pengonin nuk i penguan dot, broçkulla pafund. Kështu që nga kjo pikëpamje nuk pres ndonjë gjë. Mesa duket, këto paralajmërimet për protesta tregojnë se opozita nuk i ka thirrur mendjes akoma. Nuk po e kupton realitetin që nuk është kjo rruga për të ardhur në pushtet”, tha Fatos Klosi.

Njerëzit të lodhur nga revoltat

Ish-kreu i SHISH theksoi se skenari i opozitës për t’u rikthyer tek protestat në shtator do të ishte një dështim sepse këtë herë as njerëzit nuk do ta ndjekin më pas. Sipas tij, populli ndjehet i lodhur nga revoltat e kërcënimet dhe është i fokusuar vetëm tek bërja e hapave përpara.

 “Mesa duket kaq janë mundësitë, kaq janë forcat e saj dhe po i rikthehet një historie të vjetër të cilën jemi lodhur e mërzitur duke e parë dhe duke e dëgjuar. Mendoj se njerëzit nuk kanë më nerva. Po ta shohësh edhe protestat erdhën duke u zvogëluar në numër, pavarësisht atyre që thoshte Lul Basha. Luli ka në lojë edhe të gjithë reputacionin e tij kështu që po përpiqet t’i shesë protestat si shumë të mëdha, si shumë të rëndësishme, etj., por unë nuk shoh asgjë në to.

 U bë fakt i kryer që tashmë u konstituuan të gjithë këshillat bashkiakë, sigurisht ka edhe incidente dhe është faji i pozitës që nuk është menduar mirë e po gabon prapë. Por kryesorja është që gjërat po marrin rrugën e duhur dhe ky popull nuk ka dëshirë që të rikthehet tek trazirat sepse do qetësinë dhe do që të ecë përpara. Mënyra e përplasjes vetëm na çon mbrapa, jo përpara”, deklaroi ai.

Arritja e marrëveshjes, e vështirë

Fatos Klosi komentoi për gazetën edhe gjasat për të finalizuar një marrëveshje politike pas pushimeve. Për ish-kreun e SHISH, kjo gjë është mjaft e vështirë të arrihet sepse pengesa kryesore është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Klosi shtoi se ai nuk ulet dot në tryezën e dialogut sepse në këtë moment do të hidhte poshtë të gjitha veprat e tij dhe ato që ka premtuar.

Mua do të më pëlqente një marrëveshje midis palësh, por e shoh pak të pamundur sepse problem është Lul Basha. Ai ka në valle reputacionin e tij. Në qoftë se ai do t’i kthehej marrëveshjes, do të përmbyste të gjitha gjërat që ka bërë dhe ka thënë deri tani. Ai e solli opozitën në këtë situatë, ngeli pa pushtet lokal, pa mandate në pushtetin qendror dhe kjo për Lulin është e rëndë. 

Ai ka në valle, në peshore reputacionin e tij, figurën e tij dhe tani është zënë shumë ngushtë sepse gaboi shumë rëndë. Ky është një faktor i rëndësishëm që e pengon marrëveshjen. Prandaj Basha është i detyruar t’i shkojë deri në fund kësaj pune, aq sa ka mundësi sepse me thënë të drejtën nuk ka shumë mundësi të bëjë gjë”, u shpreh Fatos Klosi. /l.m

Next Post
Bllokohen 24 700 litra karburant të pamarkuar nga strukturat doganore

Bllokohen 24 700 litra karburant të pamarkuar nga strukturat doganore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In