• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita braktis seancën, Basha shkakton kaos: Terror policor ndaj dëshmitarit X e familjes së tij

by Java News
17/05/2018 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka vijuar edhe sot akuzat e saj në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se policia dhe bandat po ushtrojnë terror ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.

Gjatë kohës që fliste Basha, ministri i Brendshëm nuk ishte në seancë.

“Prej 9 ditësh, shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar, kanë parë fakte të pranuara edhe nga Fatmir Xhafaj. Ajo ëe u mohua për vite me radhë, u pranua këtë javë nga Fatmir Xhafaj. Pasuritë e familjes Xhafaj duhej të ishin në hetim. Është fakt që Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë. Vetem tani u përcoll me urgjencë në Itali. Dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presion të tmerrshëm të bandave dhe policisë. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetim për Fatmir Xhafajn”, deklaroi Basha.

Basha ngriti pyetjen: Nga e di policia e Xhafajt se kush është dëshmitari X?

“Nëse përgjimi nuk është i vërtetë, përse i janë vënë prapa Dëshmitarit X dhe familjes së tij? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X?  Jua tha Xhafajt, vëllai i madh dhe i vogël, sepse ata e dinë shumë mirë se kush është dëshmitari X”, tha Basha.

Basha tha se Rama e ka bërë ekspertizën e përgjimit në Surrel. Kryeministri deklaroi dje se audipergjimi është montazh.

Por pasi përfundoi kohën e tij, Basha nuk u largua nga foltorja duke e bllokuar atë.

Pasi mbajtën të bllokuar foltoren për disa minuta, opozita braktisi seancën.

***

Kaos në Kuvend, PD me të njëjtin skenar; blloko foltoren dhe transmeto live në FB

Tashmë opozita e ka kthyer në traditë; blloko foltoren dhe transmeto live në facebook

Bllokimi i foltorës dhe krijimi i kaosit në seancë janë kthyer në normalitet tashmë nga Lulzim Basha deputetët e opozitës.

Në shkelje të plotë të rregullorës, opozita prej disa javësh po pengon zhvillimin normal të seancave plenare.

Edhe seanca e sotme ka qenë krejtësisht kaotike, ndërsa lideri i PD ka bllokuar foltoren prej disa minutash.

Pas paralajmërimit të Ruçit seanca është ndërprerë për të dytën herë, ndërsa Basha duke se nuk ka ndërmend të shkulet nga foltorja

Debati në parlament Ruci-Basha

Ruci: Hape një minutë IT, një minutë zotit Basha

Basha: Pjesën tjetër të deklaratës në Facebook

Ruci: Mund të vijoni zoti Basha

Basha: Ftoj mediat të ndjekin debatin në Facebook, keni marrë peng parlamentin

Ruci: Balla mos ndërhy, zoti Basha vijoi se po mbaron edhe minuta shtesë që iu dhashë

Basha: Nuk ka zë

Ruci: Koha mbaroi, ulu. Fjala jote ishte interpelancë që nuk ke kërkuar ose 10 minuta jashtë cështjes duhet të respektoni Kuvendin. Parlamenti nuk është ta uzurponi ju

Basha: Ditën që ky parlament nuk u kompozua nga vota e lirë, por paratë e drogës, Xhafaj, Habilajt,

Balilajt ka humbur cdo legjitimitet. Po të them Gramoz Ruci, që gojën opozitës nuk do ia mbyllni as me metodat e vjetra që jeni rritur as me metodat e reja. Unë do të vijoj deri në fund fjalën, zgjidh edhe merr.

Ruci: Nuk është në dorën time të zgjedh apo të marr. Opozita nuk jeni vetëm një zë si ju, por të gjithë emrat që keni regjistruar, 39 veta. 7 orë diskutime për një projektligj. Nëse doni të vijoi ritualin për t’i dhënë mesazhin Sofjes se këtu nuk ka normalitet, nuk do të jetë lajm i mirë për Shqipërinë, por do të keni përgjegjësinë tuaj.

Javanews.al/a.ç

Next Post
Diamanti 300-vjeçar i monarkes kushton plot 6.7 milionë dollarë

Diamanti 300-vjeçar i monarkes kushton plot 6.7 milionë dollarë

Comments 2

  1. Seno says:
    8 years ago

    Dmth deshmitari x me fal ervin salianjit po i mbyllet goja? Po ja shisni sapunin per djath ktij populli o bashe

    Reply
  2. Xhemi says:
    8 years ago

    Po ku ka deshmitar x o budalla. Sajesave te tua i ka ardh fundi o miku im.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

LIVE! Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ së Trump, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In