• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita braktis parlamentin, Berisha: Asambleja e PS tregoi se ju jeni rrezik kombëtar

by Java News
10/03/2016 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UPDATE/ Pas fjalimit të Sali Berishës në parlament, opozita ka braktisur sallën e kuvendit. Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar Asamblenë Kombëtare të Socialistëve, duke hedhur akuza të ashpra drejtuar Kryeministrit Rama, ministrit të jashtëm Bushati dhe deputetit Taulant Balla. Berisha i është referuar debateve të hapura në Asamble nga Blushi, se nëse ai do të zgjidhte mes PS-së dhe Shqipërisë do të vendoste të ishte në krahun e së dytës. Pas fjalës së Blushit ka qenë Taulant Balla që ka thënë se do të zgjidhte Partinë, teksa Bushati ka thënë se Partia dhe Shqipëria janë e njëjta gjë.. Kjo ka sjellë dhe akuzat e ashpra të Berishës.

“Ministri i tij i jashtëm, deklaron në Asamblenë e turpit, se Shqipëria dhe partia janë e njëjta gjë…. Për ministrin e jashtëm të çdo vendi, interesi kombëtar, është interesi që udhëheq politikën e jashtme. Deklaratat e asamblesë tuaj e bënë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj për interesat kombëtare.

(Balla)Nuk meriton të jetë në parlament, sepse ai është përdhodhësi i votës sa vetë Enver Hoxha. Enveri e respektonte një automat të votës, e bënte një herë në 4 vite dhe fitonte me 100% se nuk e votonte njeri kundër. Edi Rama as këtë nuk respekton.

Çdo diktator, aktin e parë që bën, nenin e kushtetutës që e kufizon postin e tij në dy mandate e heq menjëherë. Ju jeni rrezik i madh kombëtar.

Pa dekusarizim, ne jemi të vendosur më shumë sesa për dekriminalizimin. Sot po shitet INSIG-u, sa? Me 15 milionë euro. 38 milionë euro e kanë vlerësuar komanitë.

Zoti kryetar, ky zotëria nuk mund të ketë asnjë shishe pranë, në asamble mbase po, por jo këtu sepse e ka treguar se cfarë mund të bëjë.”- tha Berisha.

………………………

Konferenca e Kryetarëve ka pranuar futjen në rendin e ditës së 3 kërkesave të Partisë Demokratike, në lidhje me amendimet e dekriminalizimit, komisioneve hetimore dhe zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatet e 3 prej deputetëve të PS-së. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD-së Paloka, duke iu rikthyer kritikave të Pandeli Majkos, javën e shkuar në lidhje me formularët e vetëdeklarimit, tha se socialisti do duhej të shqetësohej për faktin se në parlament kanë ardhur kriminelët.

“Maxhoranca duhet të tregojë vullnetin për ligjet që ka miratuar vetë. Në seancën e fundit dëgjova Pandeli Majkon, që herën e shkuar u shfaq i revoltuar për ligjin që sapo kishim miratuar. Të mos harojmë se as unë nuk ndihem i lumtur që duhet të plotësoj ato formularë, por me kryetarin e tij, që na coi deri në votimin e këtij lgiji dhe plotësimin e formularëve, Majko do duhej të revoltohej për të, që solli në politikë kriminelë. I ndershmi (Majko) nuk duhet të ndihet në siklet, edhe në rastin kur për të vlen më shumë Shqipëria sesa partia.”- tha Paloka.

Paloka tha se opozita nuk do të bllokojë parlamentin.

Në kundërpërgjigje të opozitës dhe Palokës ka folur kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi. Deputeti socialist i ka cilësuar si sebepe amendimet që kërkon opozita, duke shpjeguar se në mungesë të kauzës dhe paaftësisë së këtyre të fundit demokratët bllokojnë punimet normale të kuvendit.

“Do rrini apo do ikni mo? Uluni pra dhe dëgjoni, qelepir e kini, uluni, uluni, ca ka shishja. Sali ti e di që mua nuk më shpëton as nga goja, as nga dora. (të qeshura në sallë)… Ju mbajtët javën e kaluar 48 orë parlamentin të bllokuar. 6 herë bëtë ju ndryshime në negociata. Edhe pse prapë negociatat u miratuan, ju prapë ikët, bllokuat. Kështu mund të vazhdojë edhe kjo punë, me atë që ju quani amendamente për dekriminalizimin. Ju përsëri kërkoni një sebep.

Të njëjtën gjë do thosha me atë që ngriti kryetari opozitës me moszbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Por siç e tha dhe kreu kuvendit, që ky vendim është futur në rendin e ditës, dhe nuk ka asnjë të marrë që të mos fusë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në rend dite.

Së treti, diskutimi për amendimet për komisionet hetimore. Në këtë sallë janë diskutuar qindra herë këto çështje. Ju kemi thënë që sa herë të ngreni komisione hetimore do jua miratojmë. Deri tani i keni ngritur komisionet hetimore 3 herë, dhe po 3 herë ju kanë dështuar me sukses. Juve ju kanë munguar deputetët tuaj dhe jo deputetët e maxhorancës.Këto janë procesverbalet e komisioneve hetimore. Asnjë mungesë nga anëtarët e PS-së nëkomisione, të firmosura nga kryetari juaj. nJu kërkoni që të votoni atë që sbëhet në asnjë vend të botës, që komisioni të funskionojë dhe miratojë në minorancë.”- tha Ruçi.

Next Post

Skenarët e refugjatëve që po studiohen nga autoritetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In