Pas vendimit për të bojkotuar me 10 ditë punimet e Kuvendit, që përkon edhe me kohën e pezullimit të Sali Berishës, Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë edhe Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Selia blu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e parashikuar të zhvillohet në orën 16.00.
Kjo mbledhje është thirrur nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj. Në mbledhje është parashikuar diskutimi i disa çështjeve për të cilat nuk është rënë dakord nga ana e opozitës më herët.