• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita bllokon foltoren, Ruçi përjashton Spahon: Basha, mos bëj si halabak!

by Java News
01/02/2018 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur me debate të ashpra seanca parlamentare.

Opozita ka bllokuar foltoren, pasi kryetari Ruçi i ndërpreu fjalën Edmond Spahos, që po fliste për ekstradimin e Nazer Sitit drejt Italisë.

Mes deputetëve ishte dhe vete kreu i PD-së Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga tensionet e krijuara në sallë, Ruçi ndërpreu seancën.

Ruçi u shpreh se Spaho ishte jashtë rendit të ditës duke i ndërprerë fjalën, por Lulzim Basha me deputetët e PD u drejtuan drejt foltores duke e bllokuar. Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët “Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…”

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë kaluar në skanerin e Gardës së Republikës në hyrje të institucionit, para se të niste seanca plenare.

Zhvillimet e Kuvendit orë pas ore:

12:55 Rrëzohet lista me kandidatët për KLGJ dhe KLP. Procedura digjet për herë të dytë.

12:50 Rinis seanca, Ruçi: Interpelanca e kërkuar nga PD, seancën tjetër
Ju njoftoj se sot është depozituar një kërkesë për interpelancë nga PD dhe LSI nga Spaho dhe Vasili. Kërkesa do të zhvillohet në seancën në vijim.

12:05 Ndërpritet seanca për 10 minuta me kërkesë të grupit të PS

11:50 Ruçi-Bashës: Vijon që të jesh akoma në miting

11:45 Besnik Bare: Falenderoj opozitën që na kursen kohën, kështu vijoni edhe radhën tjetër

Ora 11:36 Deputetet e PS flasin nga vendi, opozita në foltore

11:25 Provokon deputetja e PD, Ruçi: Garda kordon mes shumicës dhe opozitës
Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka kaluar në pjesën ku qëndrojë deputetët e shumicës duke i kërkuar deputetit Nasufi që të shkonte të fliste në foltore dhe jo nga vendi. Kjo ka sjellë reagimin e deputetëve të shumicës, që e kanë larguar, ndërsa më pas kanë ndërhyrë edhe deputetë e opozitës, por Ruçi urdhëroi ndërhyrjen e gardës për të vendosur kordon mes dy krahëve të shumicës dhe opozitës

11:20 Opozita vijon bllokimi i foltores së Kuvendit

Ora 11:05 Ruçi i kërkon Gardës të nxjerrë me forcë Spahon nga seanca

Ora 10:48 – Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho pasi bllokoi foltoren e Kuvendit.

Gramoz Ruçi: Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…

Opozita bllokon foltoren

Gramoz Ruçi: Është jashtë rregullores, ndërpritet fjala

Edmond Spaho: Ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedentë. Nazer Seiti është ekstraduar, edhe pse ndalohet, pasi është në hetim në Shqipëri.

Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët….

Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.

Ora 10:20 Paloka: S’jemi terroristë, na trajtuan si rreckë
Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. 

Një temë e nxehtë që diskutohet sot në seancë është edhe miratimi i listave të kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Një tjetër temë kjo që ka përplasur jo pak palët politike, pasi opozita ka akuzuar disa nga kandidatët që pritet të zgjidhen anëtarë të organeve të reja të drejtësisë si të dënuar, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit apo që nuk plotësonin kriteret.

vijon

Next Post
Igli Tare rrëfen sakrificat: Si e realizova ëndrrën për t’u bërë futbollist

IIgli Tare përzgjidhet si Drejtori Sportiv më i mirë në Itali për vitin 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In