Analisti i njohur Frrok Çupi ka debatuar në emisionin “Open” për vaksinën kineze. Çupi tha se opozita bën tallava me shëndetin e njeriut dhe imponojnë vdekjen, ndërsa Shehu tha se mbetet mister garancia për Sinovac.
Çupi: Problemi i vaksinave është shumë delikat dhe opozita nuk mund të luajë me këtë gjë. Opozita po imponon vdekjen, sëmundjen me mitingje pafund, me mitingje të pakujdesshme, me shkelje të ligjit, me një pozicion që të frikëson nëse këto vijnë në parlament e jo më në qeveri, por që të vijë një tufë deputetësh anti ligjor, anti shëndeti në parlament, kjo do të thotë që vjen bomba e sëmundjes në parlament. Opozita bën tallava me shëndetin e njeriut.
Shehu: Ka një garant për çdo vaksinë dhe për çdo medikament që vjen nga Shqipëri, duhet të certifikohet nga EMA. Aq më tepër një medikament i ri me teknologji të re, i paprovuar me shumë diskutime. Duhet certifikuar nga organizma ndërkombëtare. Kush mban përgjegjësi për këto vaksina?
/a.r