• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita akuzon nga Thumana: “Shkatërrimi i tërmetit dhe standardi i dyfishtë i shtetit”

by Java News
05/09/2020 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Te pashprese e te zhgenjyer jane banoret e Thumanes, qe sic thone vete, pas shkaterrimit nga termeti duhet te vuajne edhe selektimin e dyfishte qe u behet nga shteti.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre.banori

Familja e Selman Merlikës jeton në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij është invalide dhe në kushtet në të cilat jeton e ka shumë të vështirë të përballojë sëmundjen.

Por megjithë hallet që e kanë zënë, Selmani kërkon shtëpinë e tij ashtu siç e ka patur, asgjë më shumë në tokën e tij që dimri që po vjen mos ta zërë në çadër.

Selman Merlika: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, – u shpreh

Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.

Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!

Selman Merlika: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

Artur Mirdita, kryefamiljar, ka qysh prej 26 nëntorit që, së bashku me familjen e tij jeton në një magazinë të sapondërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Ai hedh dyshimet për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave, dhe thotë që asnjë autoritet shtetëror nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtëpisë së tij, e cila me inspektimet e vitit që lamë pas, rezultoi të ishte e pabanueshme. Mijëra tonelata ndihma të ofruara nga partnerët ndërkombëtarë dhe vëllezërit tanë në trojet shqiptare apo në emigrim, nuk dihen ku kanë shkuar pasi shumë banorë kanë marrë pak ose aspak ndihma këto 9 muaj qe pasuan tërmetin.

Artur Mirdita: Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë. Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.

Oriola Pampuri: Domethënë e kanë cilësuar DS4 dhe nuk ka ardhur askush që të thotë çfarë do bëhet!

Artur Mirdita: Asnjë. Mua tani me çfarë shohim, se këtu fshat është dhe fshati e ke parasysh ne i dimë krejt problemet e njëri- tjetrit edhe…

Oriola Pampuri: Edhe kjo përzgjedhja selektive…

Artur Mirdita: Edhe kjo përzgjedhja selektive më bën një çikë, më vjen si..nuk e di, të vret shumë.”

Next Post
(VIDEO) Vajza e Robert Aliajt në finalen e “The Voice” në Belgjikë

(VIDEO) Vajza e Robert Aliajt në finalen e “The Voice” në Belgjikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In