Nga Ilir Beqaj
Me 377 raste pozitve me COVID 19 dhe 21 vdekje Shqipëria e ka shkallën vrasëse të COVID 19 5,6 %.
Ky tregues ka krijuar përshtypjen se në i po bëhet nami i zi dhe se përgjegjësia është e qeverisë meqë nuk ka krijuar kushtet për testim sa më masiv.
Raporti i vdekjeve me rastet pozitive quhet edhe Case Fatality Rate (CFR në vijim) apo Lethality Rate.
Pra sa njerëz prej pozitivëve kanë vdekur.
Do të analizojmë të dhënat e vendeve të Ballkanit për të parë cila është situata e përgjithshme dhe pse CFR nuk na ndihmon të krijojmë një shikim të thellë të situatës. Në fund të fundit kur kjo pandemi të ikë rëndësi do të ketë sa persona kanë vdekur dhe jo sa përqind e atyre që rezultuan pozitiv vdiqën. Të dhënat që kemi janë ditët që kur është regjistruar rasti i parë, teset, rastet pozitive, të shëruar dhe vdekje për 1 milion banorë, raportin e vdekjeve me rasteve pozitive si dhe numrin e ditëve për të cilët numri i vdekjeve dyfishohet.
Të dhënat e analizës janë si më poshtë.
Epidemia ka filluar prej 41 ditësh në Kroaci dhe në Maqedoninë e Veriut.
Deri tani vendi më më shumë raste pozitive për 1 milion banorë është Sllovenia me 480 raste, ndërsa më pak raste ka Bullgaria 76 raste.
Për të arritur në përfundimin se sa raste pozitivë ka, në çdo vend janë kryer teste. Testet për 1 milion banorë janë si në tabelën që vijon. Në Shqipëri janë testuar sa në Serbi, por në Serbi ka dy herë më shumë pozitivë.
Deri më tani situata paraqitet si vijon.
Persona të shëruar për 1 milion banorë. Siç shihet Shqipëria është e pozicionuar shumë mirë krahasuar me vendet e Ballkanit.
Siç shihet në tabelën në vijim Shqipëria nuk është delja e zezë për sa i përket vdekjeve dhe mbetet për ta gjykuar vetë lexuesi sa qëndron shprehja që po qarkullon se qeveria po sillet në mënyrë kriminale dhe se në Shqipëri vdekshëmria është sa dy fishi i vendeve të Ballkanit.
Prandaj vdekshëmria sipas rasteve pozitive është një tregues jo shumë relevant edhe pse Shqipëria e ka më të lartë në Ballkan. Imagjinoni Kryeministrin slloven që të mburret publikisht se vendi i tij e ka vdekshmërinë 2,8 %, ndërkohë që ka vendi i tij numrin më madh të të vdekurve në Ballkan në raport me popullsinë e vendit.
Për më tepër që vdekshmëria luhatet gjatë një epidemie. Ka 6 ditë që në Shqipëri ky tregues luhatet midis 5 e 6 %.
Ne epideminë e një sëmundje infektive më e rëndsëshme sesa njerëz kanë vdekur është të dihet me
çfarë ritmi shtohen vdekjet. Për këtë vlerësojmë se për sa ditë dyfishohet numri i vdekjeve.
Situata aktuale është si vijon. Situata është shumë më shqetësuese në Bullgari e Kroaci sesa në Shqipëri.
Në Shqipëri vdekjet deri më tani janë dyfishuar çdo 7 ditë ndërsa në Bullgari e Kroaci çdo 3 ditë.
Por le të dalim pak tej Ballkanit dhe të shohim situatën në disa vende të tjera.
Sipas kësaj tabele dhe leximit “shqiptar” të vdekshmërisë edhe Kryeministrat Johson, Conte, Philipe dhe Sanzhez janë kriminelë.
Sipas kësaj tabele dhe leximit “shqiptar” të vdekshmërisë edhe Kryeministri Orban është kriminel edhe pse Hungaria ka një numur të vdekurish shumë më të ulët se Austria.
Sipas kësaj tabele dhe leximit “shqiptar” të vdekshmërisë edhe Kryeministrat Wilmes dhe Rutte janë kriminelë.
Për të lexuar dhe kuptuar më mirë se si cilët janë disa nga treguesit kryesorë sasiorë që merren në konsideratë gjatë epidemive dhe mëqë besoj se në këto kohë është me bollëk në vijim janë disa shpjegime ndihmuese.
Për të kuptuar përmasën e shpërthimit të COVID -19, dhe për t’iu kundërpërgjigjur në mënyrë e duhur, do të donim të dinim numrin e njerëzve te infektuar me COVID-19. Do të donim të dinim numrin total të rasteve.
Sidoqoftë, numri total i rasteve me COVID-19 nuk është i ditur. Kur mediat raportojnë ‘numrin e rasteve’, ata nuk janë preçizë dhe lënë pa përmendur se në fakt janë duke folur për numrin e rasteve të konfirmuara.
Numri i rasteve të konfirmuara na informon mbi zhvillimin e pandemisë.
Por, konfirmimi i një rasti bazohet mbi një test. Organizata Botërore e Shëndetësisë jep këte përkufizim për një rast të konfirmuar: “një person me një konfirmim laboratorik për infeksionin COVID-19.
Numri total i rasteve të konfirmuara sigurisht nuk përkon me numrin total të rasteve aktuale. Kjo sepse për disa sëmundja ka tashmë mbaruar, me shërimin ose vdekjen e pacientit.
Numri i rasteve të konfirmuara është më i ulët se numri total i rasteve sepse jo kushdo është i testuar. Jo të gjitha rastet kanë një “konfirmim laboratorik”, testimi përbën diferencën mes numrit të rasteve të konfirmuara dhe totalit të rasteve.
Në një shpërthim të një sëmundjeje infective është e rëndësishme të studiohet jo vetëm numri i vdekjeve, por edhe shkallja e rritjes së numrit të vdekjeve.
Kjo sepse ndonëse numri aktual i vdekjeve është i ulët në krahasim me sëmundje të tjera, një shkallë e lartë e rritjes mund të cojë shumë shpejt në numra të lartë.
Për të raportuar ritmin e ndryshimit, përqëndrohemi në pyetjen: Për sa kohë u dyfishua numri i vdekjeve të konfirmuara?
Le të marrim një shembull: nëse 3 ditë më parë, ishin në total 500 vdekje të konfirmuara, dhe sot kemi arritur në 1000, atëherë koha e dyfishimit ishte 3 ditë.
Koha e dyfishimit të vdekjeve ka ndryshuar dhe do të ndryshojë në të ardhmen; nuk duhet të ekstrapolojmë naivisht kohën aktuale të dyfishimit për të konkluduar sa njerëz do të vdesin.
Nëse vdekjet rriten me një numër fiks gjatë një periudhe fikse – për shembull, me 500 cdo dy ditë – atëherë, kjo quhet rritje “lineare”. Por, nëse vijojnë të dyfishohen përgjatë një periudhe fikse – për shembull, cdo 3 ditë – atëherë, këtë e quajmw rritje “eksponenciale”.
Ekziston një pyetje e drejtpërdrejtë, përgjigjen e së cilës do te donin ta dinin shumë njerëz.
Nëse dikush infektohet me COVID-19, sa e mundshme është që të vdesë?
Pika kyçe është se “shkalla e fatalitetit të rasteve”, matësi më i diskutuar i rrezikut të vdekjes, nuk është përgjigja e kësaj pyetjeje, për dy arsye. Së pari, bazohet në numrin e rasteve të konfirmuara, dhe shumë raste janë të pakonfirmuara; dhe së dyti, bazohet në numrin total të vdekjeve, dhe me COVID-19, disa njerëz që janë të sëmurë e do të vdesin në të ardhmen e afërt, ende nuk kanë vdekur. Këto dy fakte tregojnë se është tejmase e vështirë të bësh përllogaritje të sakta të rrezikut të vërtetë të vdekjes.
The case fatality rate (CFR)
Shkalla e fatilitetit të rasteve
Në media përmendet shpesh “shkalla e fatalitetit të rasteve” (në anglisht “case fatality rate”), kur diskutohet mbi rrezikun e vdekjes nga COVID-19.
Por kjo nuk është e njëjtë me rrezikun e vdekjes së një personi të infektuar, ndonëse, fatkeqësisht, gazetarët shpesh sugjerojnë të kundërtën. Është relevante dhe e rëndësishme, por nuk paraqet të gjithë tablonë.
Shkalla e fatilitetit të rasteve, CFR, është e thjeshtë për t’u kalkuluar. Merr numrin e njerëzve që kanë vdekur dhe e pjesëton me numrin e njerëzve që janë diagnostifikuar me sëmundjen.
Kështu, nëse 10 njerëz kane vdekur dhe të diagnostifikuarit jane 100, CFR është 10/100, ose 10%.
Por është e rëndësishme të nënvizojmë se ky ëshë raporti mes numrit të vdekjeve të konfirmuara nga sëmundja dhe numrit të rasteve të konfirmuara, jo totalit të rasteve. Kjo do të thotë se në situata si kjo me COVID-19, që evolojnë kaq shpejt, ky raport nuk është as i përafërt me rrezikun e vërtetë të vdekjes për një person të infektuar.
The crude mortality rate
Shkalla e vdekshmërisë
Shkalla e vdekshmërisë është një tjetër matës i thjeshtë, që sikurse CFR mund të jepte diçka që mund te ngjante si një përgjigje ndaj pyetjes që ngritëm më parë: Nëse dikush është i infektuar, sa e mundshme është që të vdesë.
Por, ashtu si me CFR, dhe shkalla e vdekshmërisë është shumë e ndryshme nga përgjigja që po kërkojmë.
Shkalla e vdekshmërisë mat probabilitetin e vdekjes nga sëmundja për çdo individ të popullsisë; jo vetëm ata që janë të infektuar, ose jane të konfirmuar se janë të infektuar. Llogaritet duke pjesëtuar numrin e vdekjeve nga sëmundja me totalin e popullsisë. Për shembull, nëse kanë ndodhën 10 vdekje në nje popullsi prej 1000 banorësh, shkalla e vdekshmërisë është 10/1000, ose 1%, edhe nëse vetëm 100 persona janë diagnostifikuar me sëmundjen.
Diferenca është shumë e rëndësishme: fatkeqësisht, njerëzit ndonjëherë ngatërrojnë shkallën e fatalitetit të rasteve me shkallën e vdekshmërisë.
Ajo që ne duam të dimë nuk është shkalla e fatalitetit të rasteve; por, shkalla e fatalitetit të infeksionit.
Përpara se të shohim se c’na thotë CFR për rrezikun e vdekshmërisë, do të na ndihmonte të shohim se cfarë nuk na thotë.
Kujtojmë pyetjen që ngritëm në fillim: nëse dikush është i infektuar me COVID-19, sa e mundshme është që të vdesë? Përgjigja e asaj pyetjeje jepet nga shkalla e fatalitetit të infeksionit, IFR.
IFR është numri i vdekjeve nga sëmundja pjesëtuar me numrin total të rasteve. Nëse 10 njerëz vdesin nga sëmundja dhe numri i të sëmurëve ështe 500, atëhere IFR është 10/500 = 2%.
Për të llogaritur IFR na duhen dy numra: totali i rasteve dhe totali i vdekjeve.
Mund të jemi në gjendje të përllogarisim numrin total të rasteve dhe ta përdorim këtë për të llogaritur IFR – dhe studiuesit e bëjnë këtë. Por, numri total i rasteve nuk është i ditur, kështu që IFR nuk mund te llogaritet saktësisht. Dhe, packa asaj që thonë shumë media, IFR nuk është e njëjta gjë – dhe me shumë mundësi nuk është as e ngjashme – me IFR.
Interpretimi i shkallës së fatalitetit të rasteve – CFR Për të kuptuar atë cka shkalla e fatalitetit të rasteve mundet ose nuk mundet të na thotë për shpërthimin e një sëmundje si COVID-19, është e rëndësishme të kuptojmë pse është e veshtirë të llogarisim dhe interpretojmë numrat.
Shkalla e fatalitetit të rasteve nuk ështe konstante: ndryshon me kontekstin.
Ndonjëherë gazetarët flasin për CFR si të ishtë një numër unik, stabël, një fakt i pandryshuar mbi sëmundjen. Ky është një shembull i keq nga Neë York Times në ditët e para të shpërthimit të COVID-19.
https://www.nytimes.com/interactive/2020/world/asia/china-coronavirus-contain.html
Por nuk është një konstante biologjike; përkundrazi, reflekton ashpërsinë e sëmundjes në një kontekst të caktuar, në një moment të caktuar, në një popullsi të caktuar.
Probabiliteti që dikush të vdesë nga një sëmundje nuk varet vetëm nga vetë semundja, por edhe nga trajtimi që pacienti merr si dhe nga vetë aftësia e pacientit për t’u shëruar prej saj.
Kjo do të thotë se CFR mund të ulet ose rritet me kohën, ndërsa kundërpërgjigjet ndryshojne; dhe se mund te variojë sipas vendndodhjes dhe karakteristikave të popullsisë së infektuar, si mosha apo gjinia. Për shembull, popullsitë më të vjetra do të prisnin CFR të COVID-19 më të larta se popullsitë më të reja.