• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Operacioni “URA” dhe përgjimet e SkyECC

by Gurali Brahimllari
22/05/2025 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari

Në njoftimin e publikuar nga SPAK në mbrëmjen e datës 21.05.2025, u bënë të ditura disa nga detajet e “operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave”,të emërtuar “URA”,i kryer me pjesëmarrjen e autoriteteve ligjzbatuese italiane në kuadër të një skuadre të përbashkët,me mbështetjen e EUROJUST dhe DEA etj.Përpos ekzekutimit të 40 masave të sigurimit personal (nga 52 të dhëna nga gjykata) dhe sekuestrimit të pasurive në vlerën e disa milionë euro (në Shqipëri dhe Itali),në këtë njoftim u evidentua se hetimet janë zhvilluar, përgjatë periudhës 2020–2025,duke u dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, ku edhe është kryer sekuestrimi i sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine, në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës.

Duke përshëndetur suksesin e publikuar, dëshiroj të theksoj qasjen e re të SPAK në lidhje me përdorimin e të dhënave të komunikimeve të SkyECC, në raport me procedimet e mëparshme e posaçërisht me mënyrën se si u veprua në çështjen e njohur si “Metamorfoza 1”

Ndryshe nga më parë, në njoftimin e publikuar në faqjen elektronike të SPAK, deklarohet qartësisht se

“Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe      ambientale, regjistrime video, vëzhgime dhe kontrolle, analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Duke sjellë në vemendjen e lexuesit faktin se, së bashku me kolegun Ylli Manjani, ndonëse kemi qenë dhe vijojmë të jemi ndër “zërat” më kritik të mënyrës së marrjes dhe të përdorimit në proceset penale, të të dhënave të përgjimeve masive të abonentëve të platformës SkyECC, nuk kemi mohuar kurrë ndihmesën që transkriptet e këtyre përgjimeve, mund dhe duhet ti japin SPAK-ut, për goditjen e krimit të organizuar në tërësi dhe për luftën kundër trafikimit të narkotikëve, në veçanti. Madje theksojmë se që nga data 29.07.2023 (pas seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit për klientin tonë Pëllumb Gjoka) dhe në vijim, qasja jonë ka qene dhe mbetet e qartë se mesazhet e komunikimeve të SkyECC, përbëjnë një “miniere të pasur” me të dhëna të dobishme për të gjitha organet ligjzbatuese (edhe për policinë e shtetit dhe shërbimet e inteligjencës sekrete), për të identifikuar individet e përfshirë në veprimtari kriminale, për të njohur shtrirjen e krimit të organizuar dhe strukturat e tij, me qëllim që të sigurohen PROVAT për t’i vënë para përgjegjësisë penale personat konkretë, por duke respektuar të drejtat procedurale dhe kushtetuese që garantojnë, për çdo rast, procesin e rregullt ligjor.

Pra, bindja jonë ka qenë dhe mbetet se të dhënat e përgjimeve masive të komunikimeve në platformën SkyECC, përfaqësojnë informacione të dobishme (operative apo policore), në nivelin e indikacioneve, të cilat nuk mund të shërbëjnë, drejtpërsëdrejti, si “prova” të besueshme për të vendosur personat e dyshuar në paraburgim dhe për të vënë ata para përgjegjësisë penale. Edhe pse këto të dhëna mund të tregojnë se është kryer një veprimtari kriminale, përdorimi i tyre në procesin penal është i kufizuar, për shkak se janë rezultate të përgjimeve masive, të kryera nga autoritetet franceze, të cilat nuk lejohen nga legjislacioni shqiptar.

Pasi u njohëm me të dhënat e publikuara nga SPAK për hetimet e kryera në kuadër të operacionit “URA” konstatojmë se kjo qasje tashmë është materializuar sepse duket se informacionet e SkyECC, kanë ndihmuar organin procedues që të gjejë dhe paraqesë prova të tjera mbështetëse, të cilat duket se i ka marrë në rrugë të ligjshme, me të cilat ka vërtetuar faktet penale.

Pra edhe pse për kryerjen e hetimeve dhe justifikimin e masës së sigurimit ndaj të arrestuarve përmenden nga SPAK edhe të dhënat e përftuara nga analiza e komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, del se “skuadra e përbashkët hetimore” ka kryer veprime të mirëfillta procedurale si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video, vëzhgime dhe kontrolle, të cilat së bashku me të dhënat e deklaruara nga tre persona që kanë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, kanë bërë të mundur që nga SPAK të jenë përfituar prova të ligjëshme e të pakontestueshme edhe pse vlera e tyre do të konfirmohet vetëm pas debatit në seancë gjyqësore.

Për më tepër, përtej përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformen SkyECC, duket se veprimet intensive hetimore të kryera gjatë periudhës së viteve 2020–2025, (vëzhgimeve dhe përgjimeve ambientale (në makinë), rregjistrimet video të të dyshuarve) kanë sjellë disa herë, edhe arrestime në flagrancë të disa prej anëtarëve të grupeve kriminale në hetim si dhe sekuestrim të sasirave të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe provave të tjera materiale.

Prandaj edhe pse ende nuk jemi njohur me përmbajtjen e dosjes hetimore dhe me arsyetimin e vendimit të gjykatës së posaçme për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj të dyshuarve të këtj operacioni, del e qartë se SPAK ka reflektuar mbi vlerën e të dhënave të mesazheve të përftuara nga përgjimi masiv i aplikacionit “Sky ECC”, jo vetëm sepse nuk i ka konisderuar si prova determinante për finalizimin e operacionit “URA”, por edhe sepse duket se ka arritur që të sigurojë të dhëna të cilat nuk e vënë më në dyshim, autenticitetin e përdoruesve të kësaj platforme, përdersa identifikimi i tyre, është arritur nga veprimet e ligjshme procedurale.

Pra përgjimet proceduriale-ambientale (në makinë apo vende të tjera) dhe vëzhgimet e lëvizjeve të të dyshuarve,shoqëruar me rregjistrimet video, jo vetëm që janë të pavaruara nga përmbajtja e mesazheve të SkyECC, por edhe duke u shoqëruar me arrestimet në flagrancë të korrierëvë të drogërave dhe sekustrimin e lëndëve narkotike e provave të tjera materiale, kanë qenë të mjaftueshme për të PROVUAR, faktin penal që u atriubohet personave konkrete që kanë përdorur ,me të vërtetë një llogari të caktuar në aplikacionin SkyECC.

Prandaj në tërësinë e veprimeve të kryera për këtë megaoperacion, del e qartë se SPAK ka patur një QASJE të re, në përputhje me ligjin procedural dhe Kushtetutën, krejt të ndryshme nga rasti i çështjes “metamorfoza -1”(që u debatua deri në Gjykatën Kushtetuese), në të cilën është vepruar me nxitim të pajustifikuar, pa u kryer asnjë verifikim apo hetim procedural, pa gjetur qoftë edhe një provë, indicje apo gjurmë, që të ishte e aftë, në mënyrë të pavarur nga përgjimet e SkyECC, të vërtetonte faktet penale dhe akuzat që iu atriubuan të pandehurve.

Për më tepër, procesi identifikues i përdoruesve të Kodeve Pin në rastin “metamorfoza -1” është kryer, apriori, vetëm sipas preceptimit subjektiv të një hetuesi të BKH, prandaj faktet e supozuara prej përmbajtjes së komunikimeve, jo vetëm që nuk mund të kenë asnjë vlerë ne procesin penal, por edhe se nuk mund pranohet se faktet e pretenduara, kanë ndodhur në jetën reale.

Prandaj edhe pse e përshendesim këtë QASJE të re të SPAK për mënyrën e kryerjes së hetimeve në këtë operacion,do të vazhdojmë të theksojmë se pranimi, drejtepërsëdrejti si provë e të dhënave të mesazheve të SkyECC, në kushtet kur nga Prokuroria nuk janë gjendur prova të tjera që vërtetojnë përmbajtjen e tyre, si edhe mungojnë të dhënat se mesazhet e përgjuara i atriubohen, një personi konkretë, të identifikuar në mënyrë të sigurtë si përdorues i Kodit Pin, që i atriubohet, ka shkelur dhe shkel, në mënyrë flagrante, të drejtat e garantuara nga ligji procedural dhe Kushtetuta.

Next Post
Berisha nuk njeh as votën e diasporës: Ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli, iu shkelmua vota

Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In