• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni te ‘Varri i Bamit’/ Lihen në burg 3 të arrestuarit, ‘arrest shtëpie’ për të riun që i iku policisë me “Benz”

by Java News
30/07/2021 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erjon Prenga, Altin Gega dhe Taulant Çoku, tre të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të policisë në afërsi të zonës së Varrit të Bamit, janë lënë sot në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndërkohë për Gazmir Canin, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë, duke nxjerrë zbuluar edhe paaftësinë e Forcave Operacionale të Tiranës, u la në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Tiranës.

Operacioni u zhvillua më 27 korrik, ndërsa më shumë se sa rezultati i aksionit, vëmendje mori mungesa e profesionalizmit të policëve të angazhuar në operacion dhe incidenti që ata shkaktuan me gazetarin Ergys Gjençaj.

Cani u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve të policisë, e pasi nuk arritën që ta ndalonin atë, efektivët iu kthyen gazetarit Ergys Gjençaj duke e shtrirë përtokë vetëm për faktin se ai po filmonte këtë operacion.

Si u zhvillua operacioni?
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Kujtim Laro”, Tiranë, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Sokol Dema. Aty është parë Gentian Kore dhe tre persona të tjerë që hynin dhe dilnin nga dyqani i pikës së makinave me qira të Gentian Kore. Këto persona ishin me një makinë autoveturë, të markës Volvo, me targë DO XC 500. Në një moment pasi hynë këto persona në dyqanin e pikës së dhënies së mjeteve me qira, vjen dhe një makinë tip autoveturë, e markës Volsvgen, me targë AA573SO, nga e cila zbret një djalë me dy kuti picash në dorë dhe futet në dyqanin e dhënies së mjeteve me qira të Gentian Kores. Duke pasur dyshime se djali me kuti picash mund të kishte sjellë lëndën narkotike, është vendosur ndërhyrja në këtë ambient me qëllim kapjen në flagrancë të gjithë këtyre personave së bashku me lëndën narkotike.

Siç thuhet në dosje, efektivët e policisë janë afruar për të hyrë në dyqan, me jelek me mbishkrim policia dhe në ato momente janë larguar me vrap të gjithë personat që ndodheshin aty. Mirëpo te dera është bllokuar Gentian Kore, ndërsa pak metra me tutje ku ishte automjeti tip Volvo me targë DO XC 500, janë bllokuar Altin Gega, Erjon Prengaj dhe më pas Taulant Çoku. Djali me kutinë e pica i identifikuar si Eduard Perhati është larguar me vrap mes pallateve në rrugën “Gjolek Kokona”, dhe pranë një klinikë dentare, ka hedhur poshtë një makine të parkuar dy kutitë e picave duke iu shpëtuar policisë. Në njërën nga kutitë e picave është gjetur një pako me letër celefoni transparente, në formë drejtkëndëshi si tullë, brenda të cilës ka material pluhur të ngurtësuar, me ngjyrë të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike Kokainë.

Ky operacion i vuri Forcat e Operacionales në qendër të kritikave për shkak të paaftësisë së tyre të treguar, për mungesën e profesionalizmit, e për këtë arsye ndaj tyre SHÇBA ka nisur një hetim disiplinor. Hetimet janë shtrirë edhe nëse ka pasur dekonspirim lidhur me këtë operacion.

g.kosovari

Next Post
Gjykata e Lartë bëhet më 9 anëtarë/ Meta dekreton emërimin e gjyqtarit Asim Vokshi: Rezerva për veprimtarinë e KLGJ dhe Kuvendit

Gjykata e Lartë bëhet më 9 anëtarë/ Meta dekreton emërimin e gjyqtarit Asim Vokshi: Rezerva për veprimtarinë e KLGJ dhe Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

February 9, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani

February 9, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In