• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Operacioni Shigjeta, helm për armikun”/ Beteja e Pashtrikut, si UÇK i dha grushtin e fundit Serbisë

by E S
26/05/2025 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si 26 vite më parë, u mblodhën sërish në të njëjtin vend, por këtë herë në paqe. Ish-anëtarë të UÇK nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, familjarë dhe qytetarë përkujtuan betejën e Pashtrikut, ose Operacionin “Shigjeta”, duke treguar edhe domethënien e madhe që ka kjo ngjarje e shënuar.

Binak Gashi, ish-komandant i UÇK, u shpreh: “Kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta”, kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë nga toka dhe bashkërisht e kemi kryer ashtu siç është më së miri. Humbjet tona kanë qenë shumë minimale, kurse nga ana e armikut kanë qenë shumë të mëdha”.

Muhamer Ibrahimi, ish-luftëtar i UÇK, theksoi: “Është veshja e veteranëve, është solemne dhe në këtë ditë edhe të dëshmorëve dhe të operacionit, ne kemi vendosur si shokë t’i veshim këto, emocionin e kemi pak a shumë të njëjtë sikurse kur e kemi vesh uniformën e UÇK-së herën e parë… Tash secilën ditë e shoh rëndësinë dhe madhështinë e atij operacioni dhe efektin që e ka pasur… E di që ka qenë një prej operacioneve që ia kemi dhënë grushtin e fundit ushtrisë serbe”.

Fexhri Asipi, ish-luftëtar i UÇK nga Tetova, thotë: “Kam qenë pjesë e operacionit ‘Shigjeta’ dhe nëse i dëgjon dikush lajmet apo programet serbe, operacioni ‘Shigjeta’ ka qenë helm për armikun. Operacioni ka qenë shtrirje e gjatë nga Prizreni deri në Gjakovë ka qenë pjesë e madhe ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me një distancë shumë të gjatë”.

Në këtë event u ndanë dhe mirënjohje për bashkëluftëtarë dhe përfaqësues nga shoqata “Tigrat” nga Kroacia, të cilët po ashtu ndanë mirënjohje për përfaqësuesit e Shoqatës së Operacionit “Shigjeta”.

Operacioni “Shigjeta” u zhvillua nga 26 maj 1999 deri më 10 qershor 1999. Në atë operacion thuhet se ishin të angazhuar 8 mijë forca të UÇK-së.

Next Post
Akuzat e PD për parregullsitë në votimet e Diasporës, Gjiknuri: Procesi nuk bëhet në konsullata, do diskutojmë për …

Akuzat e PD për parregullsitë në votimet e Diasporës, Gjiknuri: Procesi nuk bëhet në konsullata, do diskutojmë për ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In