• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni ‘Restart’/ Shkon në 20 numri i të arrestuarve, pranga 22-vjeçarit, iu kap 8 kg kanabis

by
19/06/2022 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 muaj hetime kanë çuar në pranga 20 persona teksa në total janë sekuestruar 493.5 kg kanabis. I fundit është arrestuar 22-vjeçari banues në Elbasan, i cili u kap me 8 kg kanabis, të fshehur brenda një çantë sportive.

Gjithashtu gjatë kontrollit iu gjet dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate. Në pranga ka rënë Fatjon Islami, teksa po lëviste me mjetin e tij tip “Volksëagen në qytetin e Bilishtit.

“Finalizohet faza e tetë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë. Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas dhe sekuestrohen 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Shkon në​ 20 numri i të ndaluarve, në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e​ tetë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. I., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasi i mësipërm do të transportonte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua 1 çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate.  Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton Policia.

Kjo ishte faza e tetë operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë. Në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, u arrestuan 20 persona.

/e.d

Next Post
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tregon sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë, ka një thirrje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tregon sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë, ka një thirrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In