I ftuar në “Zona Zero”, ish-deputeti i PD Halit Valteri ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e ndodhur pak ditë më parë, ku ranë në pranga “emra të mëdhenj” të policisë, drejtësisë, biznesit dhe krimit të organizuar, mes tyre dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Moderatorja: Cilët mendon se janë politikanët që kanë përdorur këto aplikacione dhe për çfarë i përdorin?
Pjesë nga fjala e ish-deputetit Halit Valteri:
“Duhet të sqarojmë, ky nuk është një operacion i SPAK apo i Prokurorisë, ky është një sistem I përdorur gjerësisht nga grupet kriminale në të gjithë botën. Përgjithësisht nga ata që merren me trafikun e lëndëve narkotike, që sjellin kokainën ose mariuanën nga vendet latine drejt vendeve të Europës.
…
Grupet trafikante shqiptarë, kanë rënë në “rrjetën” e Inteligjencës franceze, ndërto janë disa letër-porosi që kanë vlerë për hetimet në Shqipëri, siç është banda e Durrësit ku u vra shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe atentati që iu bë “Rrumit” të Shijakut. Unë jam marrë në pyetje nga BKH për këtë ngjarje. Jam përmendur nga grupi kriminal ”, tha Halit Valteri./m.j