• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni i SPAK/ Nga Ervis Martinaj te prokurori Lita, çfarë i lidh 6 të arrestuarit dhe personat në kërkim

by Java News
28/07/2023 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-drejtuesi i lartë i policisë, Oltion Bistri, por dhe biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka u vunë në pranga një ditë më parë në një operacion të SPAK. Teksa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme e Policia, gazetari Besar Bajraktaraj, sjell disa detaje duke iu referuar burimeve.

Kështu, operacioni i nisur orët e vona të së mërkurës, që deri në këto momente ka çuar në pranga të paktën 6 persona, ka vijuar edhe gjatë natës së shkuar. Në total janë 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, dhe akuzat, ndonëse ende janë konfirmuar zyrtarisht dyshohet të jenë nga grup kriminal, te vrasje e korrupsion.


Por cili është roli i personave në fjalë?

Sipas asaj që raporton gazetari Bajraktaraj, Xhevahir Lita, përpara se të merrte detyrën e Prokurorit të Kukësit, këtë pozicion e ka mbajtur në Shkodër. Arrestimi i tij dyshohet se lidhet me këtë periudhë, për ngjarje të ndodhura pikërisht në Qarkun e Shkodrës.

Gazetari thotë se ka dyshime të forta që Ervis Martinaj është implikuar së bashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoferin e këtij të fundit Edmond Preka dhe Behar Bajrin në vrasjen e Gjin Ndoj Boriçit, ngjarje e ndodhur në 9 Gusht të 2020. Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën e Vaut të Dejës. Në atë kohë u dyshua si hakmarrje dhe përplasje mes grupeve kriminale, por nuk ka pasur një autor të dyshuar të vrasjes së tij.

Po sipas Bajraktarajt, nga hetimet ka rezultuar sa i përket prokurorit Lita, që në atë kohë ishte prokurori i çështjes, dyshohet se ka mbyllur hetimet në favor të anëtarëve të grupit kriminal të cilët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

“Gjithashtu Ervis Martinaj dyshohet edhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e një tjetër personi, atë të Kleant Musabelliut. Sa i përket krahut të tij të djathtë, Elion Hato, i cili po ashtu është shpallur në kërkim, ai dyshohet se ka bërë atentatin ku mbeti i plagosur Taulant Pepa, ngjarje e ndodhur në afërsi të spitalit të Shkodrës gjatë këtyre viteve”, shton gazetari.

Sipas të dhënave të policisë, por dhe prokurorisë, prokurori Xhevahir Lita, dyshohet që edhe në këtë rast të ketë mbyllur hetimet në mënyrë të paligjshme.

Një tjetër person i vënë në pranga, si pjesë e anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër, është edhe Astmer Bilali i cili gjithashtu dyshohet se është i implikuar.

Në pranga ka rënë edhe ish-punonjësi i policisë, i përjashtuar një vit më parë, Ardit Hasanbegaj, i cili për ngjarjet në fjalë ka pasur rolin për hetimin e krimeve në Policinë e Shkodrës.

Sa i përket Oltion Bistrit, të dhënat e hetimeve tregojnë që ai ka bashkëpunuar me grupet kriminale dhe dyshohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të akteve sekrete. SPAK dhe policia kanë dokumentuar disa raste ku ata janë të dyshuar dhe tashmë ndaj tyre rëndojnë edhe akuzat përkatëse, raporton më tej gazetari.

Të arrestuarit: Xhevahir Lita (prokuror), Oltion Bistri (ish-kreu i Operacionales), Pëllumb Gjoka (biznesmen), Ardit Hasanbegaj (ish-shef krimesh), Edmond Preka (shoqëruesi i biznesmenit Gjoka), Astmer Bilali (i dyshuar si pjesë e grupit Bajri).

Të shpallur në kërkim (disa prej tyre): Ervis Martinaj, Elion Hato, Behar Bajri.

/f.stafa

Next Post
“Klodian Zoton e njoh prej 2001”, Gjiknuri: S’e kam propozuar unë që të bëhet impianti i djegëseve

"Klodian Zoton e njoh prej 2001", Gjiknuri: S’e kam propozuar unë që të bëhet impianti i djegëseve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In