• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Operacioni i ri kundër informalitetit, LETRA që Ahmetaj u dërgon bizneseve

by A R
26/09/2017 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër informalitetit mbetet mes prioriteteve të qeverisë së majtë edhe në mandatin e dytë qeverisës. Në prag të aksionit të ri, Ministri i Financave Arben Ahmetaj u ka dqrguar një letër bizneseve ku ai i fton ata për bashkëpunim.

Ai zbardhe edhe disa detaje se ssi do të zhvillohet operacioni i ri, paralelisht me të cilin do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme e lehtësimit të procedurave në favor të përmirësimit të klimës së biznesit

Letra:

Të nderuar,
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të prezantojë së shpejti planin e detajuar të aksionit për vazhdimin e betejës kundër informalitetit në ekonomi, si një nga prioritetet tona kryesore përgjatë mandatit të parë dhe që do të vijojë të mbetet i tillë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm.

Ne mbetemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, për garantimin e rregullave të drejta e të barabarta në një treg të hapur e konkurrues, por në të njëjtën kohë, tejet mbështetës e bashkëpunues me biznesin sepse në këtë betejë, ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në të njëjtën anë.

Tashmë kemi një eksperiencë të suksesshme nga viti i kaluar, me hartimin e paketës së thjeshtuar të mbi 42 procedurave tatimore e doganore, krahas një sërë lehtësish të tjera të prezantuara në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Angazhimi ynë në këtë drejtim, vijon edhe me një tjetër reformë thelbësore në favor të sipërmarrjes, dhe rregullimin e tregut përmes reduktimit të numrit të lejeve/licencave dhe autorizimeve si dhe dokumenteve që kërkohen nga zyrat e shtetit për përfitimin e një shërbimi apo të drejte.

Qasja jonë për betejën pa kushte dhe me zero tolerancë kundër informalitetit, ka hyrë në një stad të ri, në përgjigje të të cilit do të duhet të kalojmë edhe në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, bazuar tek rritja e pajtueshmërisë ndaj zbatimit të ligjit, vetëkorrigjimi, vullnetarizmi dhe transparenca.

Strukturat në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Inspektorati i Punës do të organizohen në grupe të përbashkëta, të orientuara nga analiza e profileve të riskut të sektorëve dhe bizneseve brenda tyre duke pasur në fokus të gjithë zinxhirin e transaksioneve nga biznesi i madh deri tek konsumatori final. Punësimi e siguria në punë, do të kenë një vëmendje të posaçme brenda aksionit.

Me bindjen që informaliteti është një sfidë që e ndajmë së bashku, unë ju ftoj ta përmirësojmë eksperiencën tonë të deritanishme për të ndërtuar një realitet të ri të zbatimit të ligjit. Çdo sugjerim, ide, rekomandim konkret i juaji në këtë drejtim, është më se i mirëpritur për ta ndarë në një tryezë të përbashkët diskutimi në ditët në vijim.

/a.m.

Next Post
Mbijetesa në një lloj tiranie e Erdogan

Referendumi, Erdogan presin kurdëve: Do të zhyteni në uri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In