• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Operacioni i pabesueshëm; kirurgët i heqin plumbin nga zemra që rreh ushtarit ukrainas

by A R
12/04/2022 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kirurgët e mahnitshëm i hoqën plumbin nga zemra një ushtari ukrainas gjatë një operacioni të pabesueshëm që i shpëtoi jetën. Mjekët e jashtëzakonshëm ia dolën t’ia hiqnin plumbin nga organi jetik, ndërkohë që zemra vazhdonte të pomponte gjak për trupin e tij.

Ekipi heroik i mjekëve ukrainas luftoi për t’ia shpëtuar jetën ushtarit në spitalin Feofaniya të Kyiv dhe ia doli me sukses. Pasi u dërgua me urgjencë në sallën e operacionit nga vija e parë e luftës, mjekët kryen operacion me zemër të hapur për t’ia hequr plumbin.

Pamjet e pabesueshme të heqjes tregojnë se zemra e tij ende rreh në gjoks, ndërsa kirurgët heqin butësisht copëzat metalike. Më pas, mjekët shihen duke e vendosur plumbin në një pjatë. Mjeku bjellorus Maksim Paulouski ishte në mesin e kolegëve ukrainas që kryen operacionin e ndërlikuar.

Ushtari me zemër luani u fotografua më vonë duke qëndruar pranë kirurgëve të guximshëm që i shpëtuan jetën. Për mrekulli, duket se ai ishte zgjuar menjëherë pas përvojës së tij pranë vdekjes.

Ukrainasi, me fasha sportive dhe një mbajtëse gjoksi, u buzëqeshi mjekëve që i shpëtuan jetën. Ai thuhet se është ende i etur për të luftuar për vendin e tij të dashur, i cili mbetet i rrethuar nga Rusia.

Por, mes historive zemërthyese që dalin vazhdimisht nga vijat e frontit, historitë e mjekëve të përkushtuar që punojnë në zonën e luftës mbeten një fener shprese. Më parë, David Beckham i huazoi llogarinë e tij në Instagram një mjekeje ukrainase në përpjekje për të treguar realitetin e objektit të saj mjekësor në vështirësi.

Legjenda e Man United u bëri një thirrje të përzemërt tifozëve të tij që të mbështesin “njerëzit e jashtëzakonshëm” që punojnë në “kushte të tmerrshme”. Ai lavdëroi drejtoren e qendrës rajonale perinatale dhe anesteziologen pediatrike Iryna, përpara se t’ia jepte asaj llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Aty, mjekja ukrainase detajoi gjendjen e spitalit që drejton gjatë kujdesjes për foshnjat e porsalindura dhe nënat e tyre në Kharkiv, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

/a.r

Next Post
VIDEO / ‘Factory Berlin’ do vijë në Tiranë, ja dhurata që mori Rama në rrjetin e Startup-eve

VIDEO / ‘Factory Berlin’ do vijë në Tiranë, ja dhurata që mori Rama në rrjetin e Startup-eve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In