• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni antidrogë në Tiranë, bashkëpunëtor i grupit edhe një polic i RENEA-s: Ja se si i zbuloi policia

by Java News
02/05/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3,.5 kg kokainë dhe dhjetëra doza heroine dhe kanabisi u sekuestruan nga ana e policisë të Tiranës në një operacion të iniciuar që prej muajit janar ku u shkatërrua rrjeti me 35 shpërndarës që operonin pranë shkollave dhe në lokalet më të frekuentuara në kryeqytet.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e tretë e operacionit “Tempulli”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas të cilët janë të arrestuar më parë gjatë operacioneve, si dhe vijon puna për kapjen e 10 shtetasve të tjerë”, tha Tonin Vocaj.

Furnizues të këtij grupi ishin Ervis Gorellari dhe Fatjon Cici të arrestuar në shkurt të këtij viti në Astir dhe Enea Sulejmani, ilir Begaj dhe Shkëlqim Osteni të cilët u arrestuan këtë mars në një operacion në Rrugën e Kavajës. Të dyshuarit kundërshtuan policinë dhe Enea Sulejmani u plagos pasi tentoi të godiste me makinë një prej punonjësve të policisë. Nga zbërthimi i telefonave të të arrestuarve u zbulua se ata bashkëpunonin dhe me Ervis Shkurtën një punonjës i forcave operacionale që dyshohet se e ka mbrojtur këtë rrjet për të mos rënë në rrjetën e policisë.

E veçanta e këtij rrjeti shpërndarësish prej 35 personash që u identifikua nga policia është mënyra se si ata operonin. 5 furnizuesit merrnin banesa të ndryshme me qera ku depozitonin kokainën dhe pasi e ndanin në doza më të vogla ua jepnin shpërndarësve të cilët mbërrinin tek blerësit duke u maskuar nën aktivitetin taksi.

Një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë të licensuar të cilët mbulonin kryesisht zonën e Laprakës dhe Xhamllikut. Ky operacion është në vijim të dy operacioneve kombëtare të zhvilluar muajt e fundit ku në target kanë qenë shpërndarësit e drogës

Next Post
“Dhuna e militantëve të opozitës, irracionale”, zv.ministrja e Brendshme: Protesta, bëhet për qëllime politike!

“Dhuna e militantëve të opozitës, irracionale”, zv.ministrja e Brendshme: Protesta, bëhet për qëllime politike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In