Policia e Vlorës ka njoftuar goditjen e një baze kriminale që merrej me shfrytëzim prostitucioni. Blutë e qytetit bregdetar, në kuadër të operacionit “Minorenia”, kanë arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve janë femra.
Bëhet fjalë për 39-vjeçaren Laureta Alili, 20-vjeçaren Xhoana Çelaj dhe 21-vjeçarin Klaudio Kovaçi, të tre banues në Vlorë.
Sipas policisë, tek Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar Colombo”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Laureta Alilit, e cila është arrestuar duke shfytëzuar për prostitucion Xhoana Çelajn kundrejt një vlere prej 5 000 lekë (pará që jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje).
Ndërsa Klaudio Kovaçi, i dënuar më parë për vjedhje, akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion pikërisht bashkëjetuesen e tij, shtetasen Xhoana Çelaj, ndaj të cilës rëndon akuza për “Ushtrim prostitucioni” kundrejt përvetësimit të pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Ushtrim prostitucioni” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
TCH









