• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacione anti-drogë në Mallakastër e Tropojë, sekuestrohen 275 kg kanabis

by Java News
14/06/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy operacione të policisë në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë rezultuar me sukses ku janë sekuestruar rreth 250 kg cannabis sattiva.

Policia njofton se më datë 13.06.2017, Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Kortoçi, 55 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, Tropojë.  Si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin S.A., 63 vjeç, banues në fshatin Babinë, Tropojë.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi  pasi:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Sopot”,  në afërsi të lumit Bushtrice, Njësia Administrative Fshat, Tropojë, në një parcelë toke,  në pronësi të shtetasit Besnik Kortoçi, tokë që përdorej nga shtetasi S.A., për bagetitë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 232 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, veprime të mëtejshme, për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284  i K.Penal.

Droga në Mallakastër

Po sot policia ka njoftuar se ka finalizuar me sukses edhe një tjetër operacion të koduar “Koordinata”, ku janë sekuestrohen rreth 25 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: -Armand Pashaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër. Arrestimi i shtetasit Armand Pashaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1  i  Kodit Penal./a.m.

Next Post
VIDEO/ Shpresë mes tmerrit, 5-vjeçarja nxirret e gjallë mes flakëve të kullës në Londër

VIDEO/ Shpresë mes tmerrit, 5-vjeçarja nxirret e gjallë mes flakëve të kullës në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In