Në një operacion të policisë së Fierit është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme objektesh arkeologjike të lashtësisë.
Po ashtu, nga ana e bluve të Fierit është bërë prangosja e dy personave dhe shpallja në kërkim të dy të tjerëve.
Mësohet se na pranga janë vënë Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.
Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç.
Në sqarimin e policisë për ngjarjen, bëhet e ditur se katër personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i përgatisnin me qellim trafikimin e tyre.
Po ashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.
Gjithashtu në banesën e njërit prej tyre u sekuestrua një pajisje dedektor për gjurmim i antikuarëve.
Materialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”. /b.d