Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.
Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.
Gjatë operacionit janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Grupi trafikonte drogë në rrugë detare.
Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.
/f.stafa