• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Operacion masiv i policisë së Kosovës, goditet grupi i rrezikshëm i Radojiçiqit

by Java News
24/11/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten 4 qytetarë serbë në veri të Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, derisa në kërkim është edhe personi i pestë, Millan Radojiçiq. Në komunikatën për medie të Policisë së Kosovës thuhet se personat e arrestuar janë: Dragisha Markoviq polic i Kosovës, Nedelko Spasojeviq polic i Kosovës dhe Sasha Gjuriq e Marko Roshiq

Ata kanë gjetur një fluturake (dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit “Rohs”, një telefon “IPhone”, një telefon “Microsoft”, dy telefona mobilë të llojit “Nokia” dhe “Samsung”, një llap top “Lenovo”, dy “Ipad” të llojeve “Spide” dhe “Samsung SM-T 280”, një radiolidhje (motorolë) jozyrtare me mbushës, një këllëf për armë-revole, dy jelekë ushtarakë, një armë automatike (AK 47) prodhim jugosllav me një karikator të zbrazët, katër karikatorë të “AK-47” me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë, një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të kalibrit 9 mm, një granatë dore “M-75”, dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike “AK 47” dhe një i revoles, një karikator i armës automatike me 26 (njëzetegjashtë) fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishekë të kalibrit 7.62 mm X39, një tytë e tromblonit, një shufër gome, substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gramësh, dokumente të ndryshme dhe dy blloqe xhepi, shtëpizë kompjuteri “Asus”, si dhe një sprej jozyrtar.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej dyzetetetë (48) orëve.

Protestojnë serbët

Serbët e veriut të Kosovës kanë protestuar rreth një orë në disa vende në veri të Kosovës kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind në produktet serbe që hyjnë në Kosovës. Serbët e veriut, por siç kanë raportuar mediet serbe edhe të vendeve të tjera të Kosovës, të pezmatuar edhe me aksionin e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës ROSU në veri të Mitrovicës, me ç’rast janë arrestuar katër persona (serbë), në mesin e të cilëve dy policë të Kosovës, të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviq në janarin e këtij viti, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që menjëherë ta heqë masën e ndalimit të hyrjes në Kosovë të mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si dhe që menjëherë t’i lirojë të arrestuarit.

Rreth 3 mijë serbë të komunave veriore kanë protestuar qetë në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, te kryqi në Rudarë të Zveçanit, kanë bllokuar për rreth një orë pikën kufitare në Bërnjakë, si dhe rrugën rajonale në Zupçë të Zubin Potokut.

Në protestën në Rudarë, ku merrnin pjesë rreth 2500 serbë, lideri i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, tha se shkak i protestës është vendimi i pakuptimtë i Prishtinës për taksën 100 për qind në produktet serbe. Ai ka kritikuar gjithashtu edhe, siç ka thënë ai, “ndërhyrjen brutale të ROSU-së në veri dhe arrestimin e katër qytetarëve serbë”.

“Ajo çfarë ne gjithmonë kërkojmë është që t’i zbulojnë autorët e vrasjes së Ivanoviqit, ndërsa ata përherë heshtin. E shfrytëzuan këtë rast për të ndërhyrë brutalisht në banesat e qytetarëve, t’i rrahin dhe t’i maltretojnë. Ata janë përpjekur ta arrestojnë edhe nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radojiçiq me të njëjtin arsyetim, për vrasje të Ivanoviqit. Ne kërkojmë dëshmi për këtë e jo të ndërhyjnë në këtë mënyrë, sepse nesër të njëjtën mund të na e bëjnë edhe neve. Situata është alarmante, sepse pas vendosjes së taksës 100 për qind në produktet serbe mund të mbesin pa artikujt kryesorë jetësorë”, ka thënë Rakiq.

Simiq: Ftojmë Prishtinën t’i lirojë menjëherë të arrestuarit

Ndërkaq nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka ftuar Prishtinën që t’i lirojë menjëherë të arrestuarit serbë dhe që menjëherë ta heqë taksën 100 për qind në produktet serbe. Ai gjithashtu ka kërkuar nga KFOR-i që ta parandalojë eskalimin e situatës. Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Prishtina nuk e heq vendimin për masat që ka marrë serbët do të jenë të detyruar të vazhdojnë me protesta, sepse, siç tha ai, “të hënën dhe të martën do të ketë më pak ushqim”.

“Dërgojmë mesazh të qartë, sot ka pasur 1 orë protestë, nëse masat nuk tërhiqen ne do të detyrohemi të vazhdojmë me protesta. Nëse sot ka mundur të gjendet pak qumësht, pak bukë, nuk do të mundë të gjendet nesër ose pasnesër”, ka thënë Simiq, i cili ka kërkuar nga organet e sigurisë që të jenë në nivel të punës dhe detyrës së tyre për të mos lejuar eskalimin e dhunës.

Në protestën tek kryqi në Rudarë të Zveçanit ka folur edhe kryetari i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, Ivan Teodosijeviq./ZËRI

Next Post
Profil, ja kush është biznesmeni i fuqishëm serb që akuzohet për vrasjen e Ivanoviç

Profil, ja kush është biznesmeni i fuqishëm serb që akuzohet për vrasjen e Ivanoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In