Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë në kuadër të të cilit janë sekuestruar 800 kg marijuanë dhe vënë në pranga 15 trafikantë, shiqptarë e italianë.
Aksioni policor u zhvillua në Brindisi, Fasano, Oria dhe Katania. Personat e prangosur akuzohen edhe për një sërë grabitjesh. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa nga hetimet e nisura që prej shkurtit të 2017, u identifikuan dy grupe kriminale, që merreshin me trafikun e drogës.
Gjatë aksionit të karabinierëve janë kapur dhe armë zjarri, që mbaheshin pa leje nga trafikantët. /a.m.