110 persona u arrestuan të martën si pjesë e një operacioni “antiterrorist” në Turqi. Sipas mediave turke operacioni, i cili synonte Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), vjen tri javë përpara zgjedhjeve kryesore në maj, me presidentin Rexhep Tajip Erdogan që po lufton për të vazhduar sundimin e tij prej dekadash.
Arrestimet u bënë në 21 provinca në të gjithë Turqinë, duke përfshirë provincën juglindore të Dijarbakirit, e cila ka një shumicë kurde.
Midis të dyshuarve, janë edhe planifikuesit e rreth 60 protestave në rrugë që nga viti 2017, ata që financuan organizatën dhe ata të përfshirë në strukturën mediatike të organizatës, avokatët dhe disa drejtues të shoqatës.
Erdogan ka qeverisur Turqinë që nga viti 2003, por mbështetja e tij ka marrë një trokitje në vitet e fundit mes një ekonomie në kolaps dhe akuzave se ai po e drejton vendin drejt autoritarizmit.
Në tetor, u vendosën ligje të reja që shtrënguan kontrollin e autoriteteve mbi rrjetet sociale, duke nxitur aktivistët e të drejtave të njeriut të shprehin shqetësimin për atë që ata e konsideronin një hap tjetër drejt autoritarizmit.
/s.f











