Neymari kaloi nga Barcelona te PSG-ja verën që lamë pas për një shumë rekord prej 222 milionë euro. Por presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez është i vendosur ta bindë klubin francez për transferimin e tij te ekipi mbretëror.
Sipas Don Balon, çfarëdo marrëveshje mes klubeve për ta sjellë brazilianin në Madrid do ta tejkalojë shumën 400 milionë euro.
Momentalisht, PSG-ja nuk është në disponim ta shesë lojtarin, por Madridi nuk do të heqë dorë nga Neymar dhe shpreson se do ta rrëmbejë brenda dy sezoneve të ardhshme. /a.m.











